Kryeministri në largim Hashim Thaçi ka kërkuar nga autoritetet e Shqipërisë që gjatë vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, më 21 shtator, t’i mundësohet që të jetë pjesë e agjendës zyrtare të takimeve me prijësin katolik, por Vatikani ka hedhur poshtë një mundësi të tillë.
Vatikani ka hedhur poshtë mundësinë që edhe Hashim Thaçi të jetë pjesë e axhendës së takimeve zyrtare të Papa Françeskut me autoritetet në Tiranë.
“Thaçi ka kërkuar mbrëmë që të jetë pjesë e takimeve që Papa do bëjë në Tiranë. Zyrtarisht është kontaktuar Vatikani dhe nuk ka pranuar që ai të jetë pjesë” bëjnë të ditur burime konfidenciale.
Kryeministri Thaçi vitin e kaluar kishte marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Papës së ri, ndërkohë që zyra e tij kishte njoftuar se ai ishte pritur në audiencë private nga Papa Françesku.














