• Latest
  • Trending
  • All

“U ba, s’u ba, sytë i qela…”

13/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 17 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“U ba, s’u ba, sytë i qela…”

13/09/2014
in Lajme, Opinion

Zgjedhjet e jashtëzakonshme janë e vetmja zgjidhje për t’u qetësuar shpirtrat e trazuar. Ky variant mund të ndodhë nëse “të tjerët” (LDK – Vetëvendosja, AAK dhe Nisma) pajtohen. Përsëritja e zgjedhjeve nuk mund të ndodhë vetëm me vullnetin e njërës palë. Njeriu i PDK-së, Kadri Vesli “Marrëveshjen e parimeve” të VLAN-it e cilëson si hap të rrezikshëm “kundër shtetit”. Demokracia është edhe matematikë si një e një që bëjnë dy.

Një ditë para “shfaqjes së madhe”, shtyhet vazhdimi i seancës konstitutive të Kuvendit për javën e ardhshme, të enjten e 18 shtatorit.
Lista Srpska ka kërkuar shtyrjen e seancës!
Flora (Brovina) nuk ua prishi. Në mbledhjen “urgjente” ishte i pranishëm edhe kryetari i PDK-së dhe kryeministri në ikje Hashim Thaçi.
Me palën tjetër, Flora nuk flet, ngase më herët për “punën e madhe” nuk e kanë dëgjuar, nuk i janë përgjigjur ftesës së saj, e kanë lënë të flasë me të vetët.
“Marrëveshjen parimore” të VLAN-it Kadri Veseli i PDK-së e cilëson hap të rrezikshëm për shtetin, cenim të Kushtetutës, ligjeve, demokracisë… Në një reagim të tij, prej nëntë pikash flet për “dëmin” që e shkakton kjo marrëveshje, të cilën një ditë më herët, në një emision televiziv bashkëpartiaku i tij Bajram Rexhepi e quan “letër e sajuar për dy orë”.
Të dy palët paralajmërojnë fitoren.
As ata të PDK-së e koalicioni i tyre as të tjerët nuk lëshojnë pe.
E para, PDK-ja s’e heq nga goja Kushtetutën, as vendimin e Kushtetueses, të cilën e konsideron se është në favor të saj.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Rivalët e partisë së Hashim Thaçit, vendimin e Kushtetueses e interpretojnë ndryshe. E përmendin pikën 127 të vendimi të diskutueshëm, e cila “çel udhë”. Kjo i bie se atyre nuk u mbyllet goja…
Pika 127 ka të bëjë me të ashtuquajturën “audiatur et altera pars” (Le të dëgjohet edhe pala tjetër).
Ndërkaq “të tjerët” që janë shumicë rrahin gjoks: Ne i kemi numrat, ne e marrim pushtetin”.
Çfarë do të ndodhë në seancën e ardhshme, vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit?
Them “vazhdimin e seancës”, ngase më 17 korrik deputetët e kanë dhënë betimin, janë legjitimë. Nuk mund të nxirren “në aut” kaq lehtë siç mund të pandeh ndokush.
Acarimi i politikës, ngërçi i saj, amullia që po mbretëron i ngjet lojës së fëmijëve me symbyllur: “U ba, s’u ba, sytë i çela, kanë ta shoh përmas e vras”.

Ithtarët e “partisë së madhe” të Hashim Thaçit janë të vetëdijshëm se nuk i kanë numrat, se do të pësojnë fiasko. Por ata e luajnë lojën politike. Pikësynim kanë të shkojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Ky është i vetmi solucion i tyre. “Gjimnastika” politike në Kuvend është vetëm farsë. Ajo çfarë ndodhi deri më tani i ngjet një cirku me “salto mortales”.

A do të përsëritet sërish “salto mortales”?
Apo, ndoshta, politikanëve do t’u bjerë zhetoni, të mendojnë më tepër për shtetin, se pushtetin. Tjetër është shteti, tjetër pushteti.
Pa pëlqimin e dy palëve PDK dhe koalicionit të saj nga njëra anë dhe nga ana tjetër të katër subjekteve – LDK, Vetëvendosja, AAK dhe Nisma nuk shkohet në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Pëlqimi i dy palëve është “conditio sine qua non”.
Cili do të jetë skenari i “filmit” të ardhshëm?
Këta të Hashim Thaçit e propozojnë kandidatin e tyre (profesorin e të drejtës kushtetuese, dr. Arsim Bajramin) për kryetar të Kuvendit. Nëse ky nuk i merr votat, mund ta propozojnë edhe kandidatin tjetër… Kryesuesja e seancës Flora (Brovina) nuk mund ta mbyllë seancën. Nëse ua mbyll gojën “të tjerëve” atëherë shkel në radhë të parë Rregulloren e punës, për të mos thënë Kushtetutën dhe vendimin e Kushtetueses.
Pala tjetër, “të tjerët” mund edhe të mos bëjnë potere, ta braktisin seancën dhe t’i thonë rivalit të tyre politik: Ne po ecim, po e lëshojmë seancën, t’i bëj ç’të duash, foli murit. Nuk i ke numrat as për forum!
Ka procedurë si bëhet konstituimi i Kuvendit.
Pushteti mund t’ua kufizojë të drejtën demokratike “të tjerëve”, deputetëve legjitimë, që të konstituojnë Kuvendin, ta zgjedhin kryetarin dhe nënkryetarët e Kuvendit. Ta formojnë edhe qeverinë.
Një veprim “të tjerët” mund ta bëjnë edhe jashtë ndërtesës së Kuvendit, mund ta bëjnë në ndonjë vend “më serioz”, jo në restorant, ndonëse edhe restoranti bëhet kuvend.
Është një thënie e njohur në gjyqësi. Aty ku janë gjykatësit, aty është gjyqi.
Gjykatësit i bëjnë dikujt gjyq, jo vetëm në ndërtesat e gjykatave, por edhe në hapësirat tjera, në ndonjë sallë të pallatit të kulturës, të sporteve e të ngjashme. Kështu ka ndodhur në praktikën tonë pas luftës, jo vetëm nga gjykatësit e UNMIK-ut, por edhe nga ata të EULEX-it.
Njësoj vlen thënia edhe në politikë. Aty ku janë deputetët, aty është Kuvendi.
Partitë politike bëjnë luftën e tyre për pushtet. Ky është roli i tyre.
Asnjë parti, pra as PDK, nuk e ka tapinë për Kosovën.
I ke votat, e merr pushtetin, s’i ke votat i bjen fyellit.
Kësaj i thonë demokraci.

Demokracia është edhe matematikë.
Politikanët nuk e kanë në qejf matematikën. Për ta një e një nuk bëjnë dy, po bëjnë katër, pesë, sa të donë ata.
E demokracia është sundim i ligjit.
Shumë fjalë u bë edhe për “kontrabandën” me deputetë. Shkroi shtypi se kush janë “diversantët” e LDK-së.
“Diversantët” e LDK-së u “çartën”. Njëri u mor me “gazetarët e SHIK-ut…” dhe “me motrat e tyre”. I dyti qiti flakë prej goje se “nuk bëhet me ata që tentuan ta vrasin…”. Tjetri u shpreh:”Edhe paret e dynjasë me m’i dhanë nuk bëhem me këta të PDK-së…”.
Drejtuesi i emisionit “Zona B”, të Klan Kosovës, më 10 shtator, bashkëbiseduesit e tij ministrit të Brendshëm Bajram Rexhepit i shtroi pyetjen se a frikësohet nëse ata të Vetëvendosjes së Albin Kurtit e arrestojnë. E përmendi arrestimin. Ministri në ikje u zu pisk, vuri buzën në gaz, tha: “Për ta arrestuar dikë ka procedurë, është gjyqi për këtë punë….”.
Në të mirë të shtetit, jo të pushtetit, politikanët me koka të nxehta është mirë të ftohen, të kendellen.
Më mirë sot.
Nesër bëhet vonë!
Të mbizotërojë arsyeja, jo emocionet.

Post Views: 80
Previous Post

Vatikani i thotë jo prezencës së Thaçit, gjatë vizitës së Papës në Tiranë

Next Post

Përtej arsyes kundrejt besimit

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Përtej arsyes kundrejt besimit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.