Rreth 47.6 milion lekë ka investuar Bashkia e Tiranes per t’i ndryshuar pamjen bllokut “Qemal Stafa” ne kryeqytet.
“Ky investim i Bashkisë së Tiranës është në vazhdën e përpjekjes tonë për një qytet ku jetohet më mirë, punohet më mirë dhe ku shijohet më mirë jeta. Për një Tiranë moderne europiane, ku standardi i jetës nuk shtrihet vetëm në fasada apo në qendër, por edhe në periferi, kudo ku qytetarët kanë nevojë dhe në lagje të vjetra si kjo, të lëna prej kohësh në harresë dhe të humbura në llogje pa fryt të politikës së përbaltjes dhe të interesit vetjak dhe jo të interesit të qytetarëve”-theksoi kreu i bashkisë së Tiranës.
Pjesë e projektit është dhe rruga “Ibrahim Brahja” e cila përmbytej vazhdimisht nga ujërat e zeza dhe të bardha.
Kryebashkiaku Lulzim Basha ka inspektuar rikonstruksionin e kryer dhe ka theksuar se eshte ky modeli i punes qe duhet te shtrihet ne te gjithe vendin.
“Unë kam bindjen se qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë e dinë dhe e ndjejnë, se modeli që funksion për ta që funksion për të ardhmen europiane të këtij vendi, që funksion për mirëqenien e tyre është modeli i punës. Unë jam i vendosur që këtë model, që e kemi rikthyer fuqishëm në Bashkinë e Tiranës, të vazhdojmë ta konsolidojmë e ta shtrijmë kudo në Shqipëri, për të mirën e qytetarëve shqiptarë, për të mirën e fëmijëve të tyre, për të mirën e Shqipërisë europiane” -deklaroi kryebashkiaku Basha.
Modeli i ndjekur nga bashkia e Tiranes sipas kryetarit te saj Basha po kercenon ata qe spo hapin dot vende te reja pune
“Tirana moderne europiane, Shqipëria moderne europiane kërkon punë, jo llogje. Për fat të keq, ata që nuk po e ndërtojmë modelin e një Shqipërie europiane, nuk po hapin fronte të reja pune, ata të cilët nuk po përmbushin as shpresat, as pritshmëritë e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, ndjehen të kërcënuar nga modeli i punës dhe janë përveshur me një propagandë të egër dhe me bllokime modelit të punës për qytetarët, që përfaqëson sot Bashkia e Tiranës.
Bashkia e Tiranes tha kryebashkiaku Basha do te vazhdoje punen per te rritur cilesine e jetes se qytetareve