• Latest
  • Trending
  • All

Fituesit e Maturës shpallen më 16 shtator

13/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Fituesit e Maturës shpallen më 16 shtator

13/09/2014
in Lajme, Vendi

Kjo e martë do të jetë dita, e cila do të zgjidhë ankthin e maturantëve sa i përket shpalljes së fituesve në universitet. Pas përfundimit të shkollës së mesme, provimeve dhe plotësimit të formularit A2, etapa, e cila do t’i vendosë vulën fateve të tyre, mbërrin vetëm pas 4 ditësh. Udhëzimi i Ministrisë së Arsimit shpall edhe procedurat që do t’u nënshtrohen maturantët fitues. Pranimi i kandidatëve në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë do të bëhet sipas listave emërore të renditura nga Agjencia Kombëtare e Provimeve. Janë dy parimet, sipas të cilave do të përcaktohen fituesit e këtij viti: ai i Meritës, (pikët e mbledhura nga nota mesatare e viteve të shkollimit dhe 4 provimet) dhe parimi i Preferencës, (degët që ka renditur çdo maturant në formularin A2). Ndërkohë që dita e djeshme ka qenë afati i fundit dhe universitetet kanë bërë dorëzimin e rezultateve të kandidatëve, me shkresë dhe në formë elektronike. Më herët, me urdhër të dekanit, ishin caktuar personat përgjegjës për të hedhur në sistemin informatik rezultatet e konkurseve, të dërguara nga AKP-ja.

Të vëzhguara nga dy institucionet, gjasat që rezultatet të kishin gabime në vlerësimin e maturantëve kanë qenë të pakta. Agjencia Kombëtare e Provimeve brenda orës 11:00 të datës 16 shtator duhet të dërgojë në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit listat paraprake të kandidat eve fitues, të ndarë sipas programeve të studimit përkatës, të renditur sipas rendit zbritës të pikëve dhe të preferencës më të lartë fituese të kërkuar prej tyre në Formularin A2, në përputhje me kuotat e pranimeve të miratuara  nga Këshilli i Ministrave “Për kuotat e pranimit të studimeve me kohë të plotë në institucionet publike të arsimit të lartë, në ciklin e parë të studimeve, në programet e studimeve jouniversitare profesionale dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, si dhe tarifat e shkollimit për vitin akademik 2014- 15”. Listat paraprake të kandidatëve fitues do të shpallen në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit si dhe në faqen e Agjencisë Kombëtare të Provimeve. Rektoratet dhe dekanatet, brenda datës 16 shtator duhet të shpallin në mënyrë të qartë dhe në vende të dukshme, në mjediset e fakulteteve përkatëse listat paraprake të fituesve, datat dhe oraret e veprimeve të regjistrimit online nga sekretaritë mësimore, procedurat përkatëse, listën e dokumenteve plotësues si dhe njoftime të tjera të nevojshme. Këto njoftime të publikohen edhe në medien e shkruar elektronike nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë. Drejtoritë Arsimore duhet të printojnë dhe afishojnë listat në vende të dukshme në mjediset e shkollave të mesme që kanë në varësi brenda datës 16 shtator.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Aplikimi 

Kandidatët fitues në listat paraprake, kanë të drejtë të bëjnë dy zgjedhje në çastin e regjistrimit online. Së pari, ata duhet të konfirmojnë dhe kryejnë regjistrimin përfundimtar në preferencën e fituar në listat paraprake të shpallura, duke ndërprerë konkurrimin. Së dyti, fituesit duhet të vazhdojnë konkurrimin për të fituar një preferencë më të lartë duke bërë zgjedhjen përkatëse gjatë procedurave të regjistrimit online. Këta kandidatë, së bashku me kandidatët që nuk janë shpallur fitues në listat paraprake, konkurrojnë për vendet e mbetura bosh të kandidateve fitues, të cilët nuk kanë kryer regjistrimin online. Kandidati fitues në listat paraprake, për t’u regjistruar dhe ndjekur më pas studimet në programin përkatës të studimit në universitet, ndjek procedurat e parashikuara në dy etapa: Procedurat e regjistrimit online (vetëm për fituesit në listat paraprake) dhe procedurat e regjistrimit me dokumentacion pranë sekretarive të universiteteve ku janë shpallur fitues me listën përfundimtare (për të gjithë kandidatet e shpallur fitues në listën përfundimtare). Vetëm pas përfundimit të kësaj procedure brenda afateve të parashikuara në këtë udhëzim, kandidati do të rezultojë i regjistruar në programin e studimit ku ishte shpallur fitues në listat paraprake.

Fituesit, regjistrimi online deri në 22 shtator 

Kandidati i shpallur fitues ndjek procedurën e regjistrimit online në programin e studimit që ka fituar, në portalin e Maturës Shtetërore, sipas procedurës së mëposhtme: Regjistrimi online kryhet në cilindo kompjuter që ka akses interneti, nga data 17 Shtator deri në datës 22 shtator 2014. Kur kandidati nuk arrin të realizojë procedurën e regjistrimit online, ai duhet të paraqitet pranë sekretarisë mësimore të fakultetit ku është shpallur fitues, e cila do të kryejë procedurën e regjistrimit online të kandidatit. Regjistrimi online pranë sekretarive mësimore bëhet sipas procedurave nga data 17 deri në datë 22 Shtator 2014. Kandidati që paraqitet për të kryer regjistrimin online pranë sekretarisë mësimore, duhet të paraqesë vetëm një dokument  identifikimi (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosjen e sekretarisë mësimore mbahet fotokopja e dokumentit të identifikimit. Gjatë kryerjes së procedurës së regjistrimit online, sekretaritë mësimore të fakulteteve duhet të mbajnë detyrimisht një regjistër të veçantë, në të cilin kandidati fitues dhe sekretarja nënshkruajnë në momentin e regjistrimit duke shënuar datën dhe orën e regjistrimit. Studentët, të cilët veprojnë në këtë mënyrë, nënshkruajnë një deklaratë në sekretarinë mësimore. Kjo e fundit pajis menjëherë kandidatët me fletë regjistrimin në preferencën e përzgjedhur, ku shënohet numri i regjistrimit, emri i kandidatit si dhe data e ora e regjistrimit. Fleta e regjistrimit e vulosur duhet të jetë e nënshkruar nga dekani dhe kryesekretarja mësimore e fakultetit. Kopje të deklaratave të kandidatëve fitues si dhe lista origjinale e fituesve të regjistruar pranë sekretarive mësimore, dërgohen nga universitetet në Agjencinë Kombëtare të Provimeve brenda datës 23 Shtator, në formë shkresore dhe elektronike, sipas formatit të përgatitur nga AKPja. Kandidatët, të cilët nuk kryejnë regjistrimin paraprak (online ose ne sekretaritë mësimore) brenda datave të përcaktuara në këtë udhëzim, për çfarëdo lloj arsyeje, humbasin të drejtën e regjistrimit dhe të vazhdimit të procesit. Këta kandidatë nuk do të përfshihen në listën përfundimtare të fituesve.

Regjistrimi 

Sekretaritë mësimore të fakulteteve nga data 1 tetor deri më 7 tetor, pranojnë dokumentacionin plotësues për të gjithë fituesit. Dokumentet me të cilat duhet të jetë i pajisur çdo fitues në momentin e regjistrimit janë: Dokumenti i identifikimit (kartë identiteti ose pasaportë). Në dosje mbahet vetëm fotokopja e një prej dokumenteve të identifikimit, (e pa noterizuar), 2 fotografi personale, mandat arkëtimi i tarifës së regjistrimit prej 1600 lekësh, paguar pranë zyrave të Postës Shqiptare, për llogari të IAL-së përkatëse, deklarata, e cila plotësohet dhe firmoset nga kandidati në prani të punonjëses së sekretarisë mësimore dhe kundërfirmoset nga kjo e fundit. Gjatë kryerjes së procedurës së dorëzimit të dokumentacionit plotësues, sekretaritë mësimore të fakulteteve mbajnë regjistër të veçantë me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidateve fitues dhe të sekretarisë mësimore.

Studentët e huaj 

“Studentët e huaj që aplikojnë individualisht në MAS, për ndjekjen e studimeve në ciklin e parë të studimeve, do të përzgjidhen për programin e studimit të kërkuar, në bazë të dosjeve të aplikantëve të përcjella individualisht nga vetë të interesuarit ose të ardhura nga përfaqësitë diplomatike në Shqipëri, nga MAS-i ose nga MPJ-ja”, thuhet në udhëzim.

Studentët e privatëve 

Pjesa më e madhe e studentëve të universiteteve private që u mbyllën, në Fakultetin Ekonomik, pjesë e Universitetit të Tiranës, do të vazhdojnë studimet në ciklin me kohë të pjesshme, ndërkohë që pjesa tjetër në atë me kohë të plotë. Dekani i këtij Fakulteti shprehet se është bërë një plan paraprak dhe nga 700 të rinjtë që pritet të vijnë në degët e Ekonomikut.

 

Post Views: 89
Tags: 16 shtatorfituesitmatura
Previous Post

PD: Daja I Erion Velisë zotëron ndërtim pa leje në Urën Vajgurore

Next Post

Rugova për sulmet e 11 shtatorit: Kosova nuk është bukëpërmbysëse, ne solidarizohemi

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Rugova për sulmet e 11 shtatorit: Kosova nuk është bukëpërmbysëse, ne solidarizohemi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.