• Latest
  • Trending
  • All

Rugova për sulmet e 11 shtatorit: Kosova nuk është bukëpërmbysëse, ne solidarizohemi

13/09/2014

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 18 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Rugova për sulmet e 11 shtatorit: Kosova nuk është bukëpërmbysëse, ne solidarizohemi

13/09/2014
in Lajme, Rajoni

Presidenti Ibrahim Rugova, në një fjalim të tij, me rastin e 1 vjetorit të sulmit terrorist mbi kullat binjake kishte rrëfyer për ndjenjat e tij pasi kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur. Në përvjetorin e parë të kësaj ngjarjeje, që ishte shënuar në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Rugova kishte thënë se – Kosova nuk harron, nuk është bukëpërmbysëse, solidarizohet dhe ndien me miqtë e saj – me mikun historik me SHBA dhe aleatët e saj europianë e të botës së qytetëruar.

Në vazhdim po japim të plotë fjalën e Presidentit Rugova

Ju falënderoj për ftesën që më keni bërë të jemi së bashku në këtë Mbrëmje përkujtimore në njëvjetorin e 11 shtatorit 2001, të përkujtojmë të keqen që u bë mbi kullat e bukura binjake të Nju Jorkut dhe mbi ndërtesën e Pentagonit, mbi njerëzit e mirë të vendit Tuaj. Kjo ishte ngjarje që tronditi gjithë botën e qytetëruar dhe qytetarët e vendit tim.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Që në fillim dëshirojmë të themi në këtë njëvjetor se 11 shtatori 2001 ishte shpërthim, sulm i të keqes dhe sot mund të themi se 11 shtatori 2002, i gjithë ky vit është fitore e të mirës mbi të keqen. SHBA dhe bota e qytetëruar kanë dalë më të forta, më të fuqishme.

Më 10 shtator nga Prishtina via Vjenë udhëtoja për një vizitë në Kanada. Gjatë gjithë udhëtimit, sidomos mbi Atlantik, më dukej se kishte më shumë turbulenca se sa herave të tjera. Posa zbritëm në Toronto, duke u përshëndetur me mikpritësit kanadezë dhe duke pritur për t’u nisur për Otava, në bisedë e sipër u thashë se udhëtuam mirë, por më dukej se sot patëm shumë turbulenca mbi Atlantik. Ishte bisedë rasti dhe nuk dëshiroja ta bëja këtë sugjestion.

Të nesërmen më 11 shtator u zgjova herët në mëngjes, ndërsa përgatitesha për ditën e punës, bashkëpunëtorët e mi hynë shpejt në dhomë e më thanë ta ndezë televizorin. E bëra këtë, më dukej se ishte CNN apo Fox Neës, dhe pashë tmerrin mbi kullat binjake. Nuk u besoja syve. Po pastaj fillova të kthjellëm se ishte bërë një terror dhe horror i madh.

Atë ditë u pajtuam me miqtë kanadezë të mos punojmë në shenjë solidarizimi. I bëra një telegram ngushëllimi Presidentit Bush. Të gjithë ishim të prekur. Të nesërmen u njoftova se i gjithë populli i Kosovës ishte prekur nga këto ngjarje tragjike dhe kishte shprehur solidaritetin dhe miqësinë me SHBA.

Pas disa ditësh qëndrimi u ktheva me avionët e parë për Evropë. Në sytë e udhëtarëve në aeroporte vërehej brengosja po edhe dëshira, aspirimi për të mirën. Posa u ktheva në Prishtinë i bëra një vizitë Zyrës – Ambasadës amerikane dhe u nënshkrova në librin e zisë.

Kështu e përjetova 11 shtatorin, këtë ditë të prekjes e të solidaritetit të njeriut me njeriun.

Pas këtyre refleksioneve, themi se 11 shtatori 2002 është fitore e SHBA dhe e aleatëve si dhe e botës së qytetëruar, botës liridashëse mbi të keqen. Është një vetëdijësim i përgjithshëm mbi pasojat e të keqes, terrorit, horrorit, të terrorizmit, si e keqe globale.

Njeriu dhe njerëzimi gjithmonë ka qenë dhe ka vepruar kundër së keqes, i vetëdijshëm se ajo mund të arrijë. Gjithmonë ka ndërtuar e aspiruar të mirën. Me filozofinë e të mirës e ka kundërshtuar filozofinë e të keqes, edhe në planin praktik e shpirtëror.

Presidenti Bush me të drejtë, me forcën e dhembjes dhe të krenarisë e të arsyes për të mirën, terrorizmin e quan të keqe të kohës tonë që duhet t’i kundërvihemi. Vërtet kjo është një e keqe e kohës sonë, si pasojë e luftës së ftohtë, kur njerëzimi po ribashkohet në idealet e të mirës, të njerëzisë, të lirisë, të vlerave të përbashkëta qytetëruese. Kjo nuk është një manikeizëm i konfrontimit të së mirës me të keqen, apo manikeizëm ideologjik, që e patëm gjatë kohë, po vision i filozofisë të së mirës që kundërshton të keqen.

Në kontekst të 11 shtatorit Kosova solidarizohet me SHBA dhe aleatët, sepse neve na e hoqën te keqen – terrorizmin aktiv të organizuar më se 10-vjeçar dhe qindravjeçar. Dhe sot, ky popull me miqtë e vet është në dritën e lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë, që po bëhet popull i lirë në bashkësinë e popujve të lirë. Ne e kuptojmë më së miri 11 shtatorin.

Historia përsëritet, po ne duhet të përfitojmë nga këto përsëritje, të mësojmë. Ajo shpesh i bënë korrigjimet me përsëritjet e saj, apo i kthen gjërat në burim, në Zotin, që duhet të kalojmë nëpër tragjedi të vogla e të mëdha. Për ne kosovarët kësaj radhe falë Zotit dhe miqve tanë u kthyen në burim përsëritjet e historisë, duke zhdukur të keqen. 11 shtatori na obligon se duhet të punojmë e kultivojmë shpirtin e të mirës.

I nderuari Ambasador,

Në këtë Mbrëmje të përkujtimit të 11 shtatorit, në emër të popullit të Kosovës i shprehim mirënjohje vendit të madh SHBA dhe popullit amerikan për gjithë atë që kanë bërë për Kosovën dhe popullin shqiptar.

Mirënjohje të madhe kemi për Presidentin Uilson, i cili në fillim të viteve ’20 lansoi parimin e vetëvendosjes dhe të Pavarësisë për popujt, me ç’rast këtë parim ua njohu edhe shqiptarëve.

Në kohën e Presidentit Nikson, doajeni i diplomacisë amerikane Henri Kisinxher u interesua për ne, që obligon mirënjohjen tonë.

Në kohën e Presidentit Regan, kur filluan kohërat më të vështira për Kosovën, Kongresi dhe administrata amerikane nisën të mbrojnë popullin e Kosovës. Presidenti Regan meriton mirënjohjen tonë.

Në kohën e rënies të Murit të Berlinit dhe të rënies së luftës së ftohtë Presidenti Bush – tash Bushi Plaku – gjithnjë e më shumë u kujdes për Kosovën.

Është i njohur “Kërcënimi i Krishtlindjeve” i vitit ’92 kur e vendosi vijën e kuqe mbi Kosovën, që ishte një dritë shprese për ne. Kjo meriton mirënjohje të veçantë.

Vijën e kuqe të Presidentit Bush, e mbrojti Presidenti Klinton dhe zonja Ollbrajt, Zonja e diplomacisë amerikane, që e shpien Kosovën në rrugën e lirisë, të pavarësisë e të demokracisë, çfarë meriton mirënjohjen tonë, po ashtu speciale.

Dhe vitin e kaluar, në korrik të vitit 2001, Presidenti Bush, pra Bushi i Riu, posa mori detyrën e vizitoi Kosovën dhe kampin shkëlqyes Bondstill, që e zbukuron dhe forcon Kosovën. E meriton admirimin dhe dashurinë e popullit të Kosovës dhe dëshirën që Kosova me progesin që ka bërë të njihet sa më shpejt si vend i pavarur në bashkësinë e popujve të lirë.

Në këtë mbrëmje të 11 shtatorit, mund të themi se Kosova nuk harron, nuk është bukëpërmbysëse, solidarizohet dhe ndien me miqtë e saj – me mikun historik me SHBA dhe aleatët e saj europianë e të botës së qytetëruar.

I nderuari Ambasador,

Në njëvjetorin e 11 shtatorit, kur po bisedohet se çfarë të bëhet me kullat e bukura binjake, ne mendojmë se ato duhet të ngriten edhe më të mëdha seç ishin, me një lapidar përkujtimi për viktimat. Ne kështu vepruam në Kosovë tash tri vjet pas luftës në liri, i ndërtuam shtëpitë që i kishim, i bëmë më të mëdha e më të bukura me ndihmën e miqve tanë dhe me shpirtin e fortë të popullit e të qytetarëve tanë. Ky është vetëm një sugjerim i vogël për mikun tonë të madh.

Ndoshta fola pak me sensibilitet për shumë gjëra si President i një vendi me origjinë të vjetër i Dardanisë antike e me status të ri të Pavarësisë. Ndoshta isha tepër patriotik për Kosovën dhe për Amerikën, për miqësinë tonë, por do shtuar se pak patriotizëm na bën mirë.

Në këtë Mbrëmjë përkujtimi të 11 shtatorit, do thënë se SHBA dhe bota e qytetëruar pas një viti janë më të fuqishme, me vision të qartë për fitoren mbi të keqen dhe hapjen e visionit dhe forcimit të së mirës që i duhet njerëzimit.
T’i kundërvihemi të keqes.
Të forcojmë të mirën.
Zoti i bekoftë viktimat e 11 shtatorit.
Zoti e bekoftë Amerikën.
Zoti e bekoftë Kosovën.
Zoti e bekoftë miqësinë tonë.
Nga kjo Mbrëmje përkujtimi, përshëndesim Presidentin Bush dhe popullin amerikan.
Ne lutemi për Ju.
Ne jemi pranë Jush.

Post Views: 89
Tags: 11 shtatorirugova
Previous Post

Fituesit e Maturës shpallen më 16 shtator

Next Post

Hiqet tabela e shkollës “H.Prishtina” në Çair

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Hiqet tabela e shkollës “H.Prishtina” në Çair

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.