Partia Demokratike vazhdon të denoncojë ndërtimet ,sipas tyre klienteliste.Kooordinatori Ervin Salianji ,ka mbajtur një deklaratë për mediat pikërisht pranë vendit ku po ndërtohet pallati.
“Kam këtu vendimin e Gjykatës së Apelit të Vlorës, e cila shfuqizon aktin administrativ të njësisë vendore Ura Vajgurore, dhe i jep të drejtë Inpektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar dhe një personi të tretë, i cili ka kërkuar që ky ndërtim të mos bëhet”, u shpreh Salianji.
Koordiantori Salianji tha se që prej fillimit qeverisjes Rama-Meta në Shqipëri oborrtarët ndërtojnë në mes të ditës pa iu dridhur qerpiku, ndërkohë që njerëzit e varfër tmerrohen për një tullë.
















