Përballë bojkotit të Kuvendit, Partia Demokratike ka gjetur një mënyrë të re organizimi dhe pjesëmarrje politike, përmes krijimit të tetë grupeve të punës, të ndara sipas çështjeve specifike. Kjo mund të quhet një lloj klonimi i komisioneve parlamentare, që do të funksionojnë gjatë kohës që opozita ka shpallur bojkotin. Ja cilët do të jenë tetë grupet:
Grupi i parë do të jetë ai për çështjet ligjore, ku janë rreshtuar juristë edhe deputetet më me eksperiencë të opozitës. Oerd Bylykbashi mban postin e Kryetarit, ndërsa anëtarët janë: Arben Ristani, Gjovalin Bzhetaj, Eduart Halimi, Edi Paloka, Keltis Kruja, Genti Strazimiri, Mhill Fufi, Kastriot Islami dhe Fatmir Mediu.
Grupi i punës për çështjet e sigurisë , Flamur Noka kryetar, ndërsa anëtarë janë: Alban Zeneli, Mesila Doda, Ardian Turku, Astrit Patozi, Keltis Kruja, Helidon Bushati, Arben Ristani.
Grupi i punës për çështjet ekonomike drejtohet nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, ndërsa do të përbëhet nga Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi, Dashamir Shehi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara.
Grupi i punës për politikën e jashtme drejtohet nga Aldo Bumçi dhe pjesë e tij janë Jozefina Topalli, Gert Bogdani, Eduart Selami, Kastriot Islami, Fatmir Mediu.
Grupi i punës për çështjet sociale drejtohet nga kryetarja e komisionit parlamentar të çështjeve sociale dhe shëndetësisë, Albana Vokshi, ndërsa anëtarë janë deputetët Halim Kosova, Roland Keta, Albina Deda, Florion Mima, Myqerem Tafaj dhe Bedri Mihaj.
Grupi i punës për integrimin kryesohet nga ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, që mban edhe detyrën e kryetares së komisionit parlamentar për këtë çështje. Ndërsa anëtarësia përbëhet nga radhët e opozitës, si : Genc Ruli, Arben Imami dhe Jorida Tabaku.
Grupi i punës për veprimtarinë prodhuese drejtohet nga ish-ministri i Bujqësisë Genc Ruli, ndërsa anëtarë janë: Besnik Dusha, Agron Duka, Helidon Bushati, Ardian Turku, Sherefedin Shehu, Voltana Ademi, Gjergji Papa dhe Kozma Dashi.
Dhe së fundmi grupi i punës për mediet drejtohet nga Genc Pollo dhe përbëhet nga deputetet Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Luçiano Boçi, Astrit Veliaj, Eleina Qirici, Gjergji Papa, Gerti Bogdani, Liliana Elmazi dhe Voltana Ademi.















