Beogradi po akuzohet se po lejon krijimin e një baze ushtarake sekrete ruse në Nis. Por, analisti ushtarako-politik, Aleksandar Radiç thotë se Qendra për Situata Emergjente nuk është një përpjekje për krijimin e një baze ushtarake…
Beogradi po akuzohet se po lejon krijimin e një baze ushtarake sekrete ruse në Nis. Por, analisti ushtarako-politik, Aleksandar Radiç thotë se Qendra për Situata Emergjente nuk është një përpjekje për krijimin e një baze ushtarake ruse.
Ai thotë se kjo qendër po krijohet për nevojat e Ministrisë së Brendshme dhe për ministrinë ruse të Situatave Emergjente dhe se po krijohet një situatë paranojake për të krijuar konfuzion tek të huajt.
Sipas tij, avionë dhe helikopterë rus ndodhen vazhdimisht në Nis, por kjo në bazë të nevojave.















