• Latest
  • Trending
  • All

LUMENJTË E ËNDRRAVE TË ZEF MULAJT…

06/09/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 7 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Kulture

LUMENJTË E ËNDRRAVE TË ZEF MULAJT…

06/09/2014
in Kulture

Nga LULZIM LOGU

ASOKOHE:
Asokohe, ndoshta përpara njëzetepesëvitesh, kur jemi njohur bashkë, ai ishte një djalosh përmbytur ëndrrash, që njësoj, si edhe për mua, tingëllonin naive, ndonjëherë edhe marri’ kur i shkëmbenim, ndërsa lexonim poezitë e njeri tjetrit…

Lajme teNjejta

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

10/10/2021

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

28/09/2021

Teksa bisedonim për zhvillimet e kohës, tek ai zbuloja papritur tikun e aventurës,lojën e rriskut për të tentuar kah një botë tjetër, nevojën për të provuar dhe prekur një terren ndryshe, ku ndoshta do të mundej të vendoste bazat e kerkimeve shkencore, fillesat e të cilave i diskutonim së bashku, unë si biolog, ai si farmacist, kryesisht për florën aq të pasur të alpeve tona, për bimët medicionale.

Kërkoi të më përfshijë edhe mua në ëndrrën e vet të largimit dhe kur zbuloi hezitimin tim, s’ma përmendi tjetër…

Dhe iku një ditë befas, shkoi larg, nga një rrugë që e zgjodhi me vetëdije, pikërisht duke besuar në forcën e ëndrrës së vet të parë dhe të madhe, për të jetuar mundësinë e gjetjes së jetësimit të interesave shkencore.Dhe ja arriti në krye të pak viteve, emri i tij filloi të figuronte në artikujt e botës shkencore italiane dhe më tej!

Më pas ju kushtua poezisë, duke shfaqur guxim në eksperimentime graduale, të cilat e afruan në rrjedha bashkëkohore të poezisë moderne, falë edhe leximeve dhe ballafaqimeve intensive letrare, shkroi romane dhe publicistikë, duke manifestuar inisiativë dhe përballje të lakmueshme, duke besuar aq fort’ në endrrën e madhe të dytë, në të qënit poet i lexuar dhe i sprovuar në hapësira shqiptare dhe jo vetëm.
Po kush është në fakt Zef Mulaj, për ata bashkëkohës që nuk kanë mundur ta ndjekin në udhetimin e tij jetësor, djalin e Nikaj Merturit?!

zZEF MULAJ

NE VEND TE BIOGRAFISE:

Zef Mulaj u lind në Nikaj-Mërtur të Malësisë së Gjakovës, në fshatin Qeresh-Mulaj.
Ka shkruar poezi qysh në rininë e tij. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (Dega Farmaci). Ka punuar shumë vite në zonat e vendlindjes. Veç punës si farmacist, është marrë gjithnjë me kërkime shkencore në fushën e tij, sidomos në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë.

Në vitin 1994 vendoset në mënyrë legale në Itali, me një bashkëpunim shkencor në fushën e tij. Në vitin 1998, mbaroi përsëri studimet e larta në universitetin Camerino të Italisë, ku mbrojti titullin Doktor në shkencat farmaceutike, pikërisht në studimin e bimësisë mjeksore të alpeve të Shqipërisë. Është Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarve dhe Artistëve në qytetin ku jeton, në Itali. Antar i Liges Boterore të Poeteve Kontemporen (World Poets Society W.P.S.).

Antar i lidhjes së shkrimtarve të Kosovës. Merr pjesë vazhdimisht dhe në konkurset e organizuera në Itali në fushën e poezisë.

Specialist në tosikologjinë klinike e ambientale, në farmakovigjilence mjekesore, në kontrollin kimik të produkteve farmacutike e lëndën e parë. Espert në informatiken aplikative. Specializuar për ndërhyrjet e shpejta mjekesore për kryqin e kuq internacional. Punon dhe kërkon zbulimin e substancave të reja farmakologjike naturale. Antare i shoqates se Fito-Terapisë ne Repupliken e Italisë, me qender në Universitetin Sienes.

VEPRA TE BOTUARA:
Memory-Roman.Shtepia botuese Filara Tirane, tetor 2012
Altri occhi all’orizonte poezi, shtepia botues “Simple” Macerata Itali 2012
Lulet e shpirtit Poezi shtepia botuese “Filara” Tiran 2012
Merr per dore hijen time. Poezi,shtepia botuese Simple Macerata Itali , 2011
Imazh Roman,policesk shtepia botuese Weso Tiranë 2011
880 bimë mjeksore në alpet e Shqipërisë, Tiranë, 2009
Mjegullvarur mbi Ballkan, Tiranë, 2006 (Poezi)
Emri që lind diellin, Tiranë, 2004 (Poezi)

Pas botimit te librave me poezi dhe romaneve, vepra te cilat jan bërë jo vetëm për lexuesit shqiptar, por në mbarë Europë, për faktin se ne botimet e tij i gjejmë tashmë në katër gjuhë europiane.

LIBRI ME I RI I MULAJT:
Tash vjen me një libër tjetër poetik, pikerisht këto ditë doli nga shtepia botuese “SIMPLE” Macerata Itali me titull: “Pieni di sogni i fiumi”(Lumenj endrrash),një përmbledhje me poezi hajku ,me nje kapacitet të lartë për të inerpertuar tek lexuesit, duke e kthyer vargun e fundit të poezisë në një pyetje të thellë e të motivuar , për tu interpretuar nga lexuesi me fantazinë e tij , nje mendim mjaft aktiv, ku i drejtohet etikes dhe veprimit, duke kerkuar e trasmetuar lexuesit formen si duhet të jenë dhe si duhet te vlerësojm thellësisht vlerat njerzore.
( Novella Toreggiani)

Në parathënien e librit, nga Lino Palanka, lexojmë:
“Mulaj arrin të na rrëfejë vetveten dhe botën e vet me përdorimin e kujdesshëm të thjeshtësisë , nën sytë e lexuesit rrjedhin pritjet e zemrës dhe spekulimet e mendjes, udhëtimet e fantazisë, dashuria dhe thika e ftohtë e ndjenjës së zhdukur, entuziazmi dhe zhgënjimi; domethënë, ngjarjet e përditshme të rrjedhjes sonë të jetës, të mbyllur siç jemi aq shpesh brenda nesh, me frikë nga e panjohura, të pasur me keqardhje, të plagosur nga bota, në kërkim të vazhdueshëm të mënyrës për ta pajtuar absurditetin e saj ( të botës) dhe dëshirën tonë të pamposhtur për ta kuptuar. Mbase edhe kjo është një iluzion…

Kjo dashuri
E bukur si lule
Kaq e sigurt. ..

Mos lëviz
Kemi harruar
Dashurinë e largët…

Në pyllin
e kujtesës së lashtë
Shenjë jete
…

imagesPARFUM KOMPLEKS!…

Ky miku im i vjetër ka realizuar ëndrrën e vet të të qënit pranë shkencës dhe poezisë bashkëkohore, libri më i ri, një qasje profesionale e një poezie trevargëshe me traditë nga poezia jonë tradicionale, ngjyer në ekzotikën e pëlhurën si tis i hollë të frymës së hajkut japonez, e tregon më së miri këtë fakt.

Poezitë kanë ndjeshmëri të prekshme alpine, në tërësinë e tyre parfumojnë lulet dhe erërat e bjeshkëve të vendlindjes, ritmojnë në atmosferën intensive të vendit ku tashmë jeton, në gjuhën italiane zbutet paksa ashpersia e maleve dhe reve në kurorat e larta të tyre, në motive lehtësisht ka mjegull mëngjesi nga Nikaj Merturi dhe fllad i ëmbël nga riviera italiane, portretet e kaluara dhe aktuale njerëzore përshkruajnë rrugë të vjetra dhe të reja në kontinentin e vjetër dhe të ri, poeti e ndjen veten plotësisht një qytetar të botës…

Ai s’ka pranga frenuese provinciale, ai nuk mundohet nga paragjykimet, ambicioz dhe egoist për të treguar sa më gjerë dhe më thellë shpirtin dhe karakterin e vet, bëhet njësh me lexuesin e vëmëndshëm dhe të informuar dhe mund të mos kuptohet nga lexuesi i cekët, shkon dhe vjen në hullitë e veta dhe të botës, duke provuar të jetë dialogues me qytetërimin e tij.

Një parfum vendlindje sa dhe një parfum evropian dhe japonez përshfaqet në faqet e këtij libri të veçantë, që padyshim shënon një shkallë më tej në jetësimin e ënrrave të reja të Zef Mulajt, shkrirë në nuhatjen e zgjuar të shkencëtarit, në kujtimet fisnike të atdhetarit, në frymën e ngriohtë të familjarit si dhe në detajet delicate të një poeti fin, por dhe solid!

Ruhet dhimbja
E një kohe të kaluar
Shih përpara…

Previous Post

Shesheli e quan hero vrasësin e Zoran Xhinxhiçit

Next Post

Beogradi akuzohet se po ndërton një bazë ushtarake sekrete ruse

Related Posts

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Këtë të diel u mbushën 113 vjet që nga çlirimi i Selanikut nga perandoria osmane, më 26 tetor 1912. Gazeta...

“200 mln rëndojnë OSHE”/ Ekspertët: Duhej të ishte krijuar bursa e energjisë elektrike

by TheAlbanian.co.uk
10/10/2021
0

Qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme energjetike. Për të përballuar këtë emergjencë kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika,...

Sali Kadria dhe Nacionalizmi shqiptar në vitet 1912-1924

by TheAlbanian.co.uk
28/09/2021
0

Përgatiti Bashkim Metalia Përgjithësisht, mungesa e fakteve  historike, keqinterpretimi i tyre dhe sidomos neglizhenca akademike bën që historiografia shqiptare të...

Shkencëtarët të shokuar nga përmbytjet në Gjermani

by TheAlbanian.co.uk
16/07/2021
0

Intensiteti dhe përmasa e përmbytjeve në Gjermani këtë javë ka tronditur shkencëtarët të cilët përcjellin ndryshimet klimatike, dhe të cilët...

Next Post

Beogradi akuzohet se po ndërton një bazë ushtarake sekrete ruse

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.