Sot bëhen 15 vjet që nga themelimi i Policisë së Kosovës.Është koha për reformim strukturor. Policia e Kosovës do tëbëhet lider në rajon dhe ky vizion kërkon ndërmarrjen e veprimeve reformuese. Pa Polici efikase, nuk ka shtet të qëndrueshëm.
Policia e Kosovës mbushi 15 vjet që nga themelimi. Institucioni më i rëndësishëm i zbatimit të ligjit ka kaluar nëpër faza tëndryshme dhe përballet me vështirësi të llojllojshme. Kosova ka një Polici relativisht të mirë, por asnjëherë nuk duhet tëkënaqemi me kaq. Ka shumë nevojë për ndryshime përmbajtësore strukturore, profesionalizim, zhvillim, edukim, aftësim dhe konkurrencë rajonale.
Kushte më të mira dhereforma strukturore
Projekti për përforcimin e aftësive të Policisë së Kosovës ështështjelluar jashtëzakonisht shpesh. Edhe për kushtet e punës sëpolicëve, edhe për pajisjet teknike të avancuara, edhe për rritjen e buxhetit për Policinë, edhe për sigurimin jetësor e shëndetësor, edhe për kujdesin institucional për familjet e policëve të vrarë nëdetyrë, edhe për policët e invaliduar në detyrë.Thjesht, me përmirësimin e kushteve të tilla, polici kudo nëpër Kosovë nuk do të ketënë mendje se si ta kalojë muajin për vete dhe familjen e vet, sikurse edhe se çfarë do të ndodh me kushtet financiare tëfamiljes së tij nëse sfidohet rëndë në krye të detyrës.
Të gjitha këto do të bëhen padyshim. Është përkushtim yni për tërritur mundësitë profesionale, teknike dhe financiare për Policinë e Kosovës në detyrën e tyre specifike për të ruajtur rendin e qetësinë publike, sigurinë e jetës dhe pronës sëqytetarit, si dhe parandalimin e zbulimin e krimit. Tri detyra këto më substancialet në misionin dhe mandatin e Policisë sëKosovës.
Është koha për qartësimin e reformimit strukturor dhe përmbajtësor tëdetyrave dhe organizimit të organizatës policore në Kosovë. Reforma këto që janë të domosdoshme dhe kërkojnëqartësi të vizionit.
Ne duam që Policia e Kosovës të jetë lidere në rajon.Pashmangshëm, lidere në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe në shërbim të qytetarit. Ky është vizioni për tëcilin duhet ndërmarrë hapat e nevojshëm për reformë.
Departamenti i Hetimeve pa dyshim se është më i domosdoshmi për reformim konceptual, krahas reformave që do të ndërlidhen me Departamentin e Operativës, kontrollin e brendshëm, matjenstrikte të performancës, funksionalizimin e plotë të zinxhirit komandues dhe zhvillimin e domosdoshëm tëkomunikimit tëbrendshëm ndërmjet Departamenteve.
Është e qartë se Policia e Kosovës ka nevojë për përforcim tëDepartamentit të Hetimeve edhe në aspektin strukturor, edhe nëatë profesional, në mandat dhe në autorizime. Për këtë qëllim,duhet të krijohet një mekanizëm i qëndrueshëm i PolicisëHetuese që do të mund të funksiononte brenda apo jashtëorganizatës së tashme policore të Kosovës. Ky mekanizëm do tëfunksionalizohej si një Agjenci për Luftimin e Krimit tëOrganizuar dhe Korrupsionit, e cila do tëndërtohej në partneritet bilateral me ndonjërin prej shteteve të fuqishme evropiane për kohë të caktuar. Kjo nënkupton profesionalizimin e thellësishëm të një Agjencie për të lutuar dukuritë negative, sikurse krimi i organizuar, korrupsioni, prostitucioni, reketimi, drogat, krimet financiare, trafikimin e qenieve njerëzore e të ngjashme. Njëmekanizëm i tillë do tëfokusohej edhe në luftën kundër Terrorizmit, por në kapacitet krejt tjetër nga kjo qëështë parëderi më tash. Në të njëjtën kohë, Drejtoria për Inteligjencë dhe Analiza domosdoshmërisht do të bartej në nivel të Drejtorit apo zëvendësdrejtorit të Policisë, në mënyrë që t’u shërbejë të gjitha departamenteve të Policisë pa ngarkesa byrokratike dhe zinxhirore.
Aspekt tjetër i reformimit është vendosja e ligjshmërisë brenda Policisë së Kosovës, duke luftuar fuqishëm dukurinë e korrupsionit brenda organizatës policore në të gjitha nivelet.Drejtoria Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit do tëfuqizohet, edhe brenda mekanizmit të ri, për tëvepruar profesionalisht në të gjitha nivelet organizative policore, sikurse edhe në tërë shtetin e Kosovës. Ligjshmëria e munguar në këto nivele është detyrë thelbësore për të vendosur qartësi tëorientimit të ri e të përkushtuar të Policisë së Kosovës.
Siguria në trafik, siguria publike dhe rritja e performancës sëPolicisë së Kosovës në përgjithësi paraqesin vizion që kërkonveprime të qarta dhe të vendosura. Përcaktimi i objektivave dhe matja e zbatimit të tyre për çdo muaj në mënyrë strikte dhe me rezultate është po ashtu drejtim që do të ketë Policia e Kosovës në qeverisjen e ardhshme. Promovimi i zyrtarëve policorë dhe degradimi i tyre do tëketë për bazë të fuqishme performansën në angazhimet e tyre të përditshme, të përcaktuara sipas objektivave të qeverisjes së re.
Policia komunale
Duke u bazuar në përgjegjësinë dhe mandatin e Policisë së Kosovës dhe njëkohësisht ngarkesës së madhe me detyra në baza të përditshme, që nuk përkojnë me mandatin e saj, Policia e Kosovës përballet me mungesë të personelit dhe shfrytëzim joracional të burimeve të saja. Për shkak të mbingarkesës dhe detyrave të natyrës së ofrimit të asistencave të ndryshme, Policia e Kosovës nuk është në gjendje t’iu përgjigjet me kohë kërkesave dhe thirrjeve të qytetarëve. Prandaj, koncepti përthemelimin e Policisë Komunale është i domosdoshëm që tërealizohet në qeverisjen e ardhshme.
Menjëherë, në vitin e parë, do të njxerrim Ligjin për Policinë Komunale dhe do të bëhen përgatitjet e nevojshmë për të krijuar këtë mekanizëm të ri institucional në shtatë qendrat kryesore të Kosovës. Më pas, bazuar në vlerësimet reale të funksionalitetit, nevojave dhe kërkesave, Policia Komunale mund tëthemelohet në secilën komunë në Kosovë.
Policia Komunale detyrë primare do të ketë ruajtjen dhe mbrojtjen e rendit publik dhe zbatimit të aktiviteteve nën juridiksionin e komunave. Mandati i sja do të jetë i qartë:Policia Komunale do të jetë organ ekzekutiv që ka për detyrë të kryejë funksione në shërbim të rendit e të qetësisë dhe mbarëvajtjes së punëve publike brenda territorit dhe juridiksionit të komunës, që nuk janë në kompetencë të autoriteteve të tjera shtetërore.
Për organizimin dhe funksionimin e Policisë Komunale parashihet hartimi dhe miratimi i Ligjit për Policinë Komunale.Numri maksimal i zyrtarëve të Policisë Komunale do të përcaktohet me akte nënligjore, bazuar në standardet e pranuara demokratike. Policia Komunale do të udhëhiqet nga Drejtori i Policisë Komunale, i cili do t’i përgjigjet Kryetarit të Komunës. Policia Komunale do të mbështetet financiarisht nga Qeveria në fazën e parë, pastaj nga Komuna.Trajnimi i tyre do të bëhet konform standardeve minimale të përcaktuara nga Bordi për Standarde Minimale i Akademisë për Siguri Publike në kuadër të MPB-së.Policia Komunale do të ketëuniformën e saj të ndryshme nga ajo e Policisë së Kosovës, ndërsa zyrtarët e saj do të kenëshenjën dalluese dhe numrin personal. Mundësia e pajisjes me armë, mënyra e ruajtjes dhe e mbajtjes së saj do tërregullohet me akte nënligjore të Ministrisësë Punëve të Brendshme, bazuar në vlerësimin e nevojave.
Në përgjithësi, Policia e Kosovës do tëvendos standardin ezhvillimin institucional në Kosovë gjatë qeverisjes së ardhshme. Pa Polici efikase, nuk ka shtet të qëndrueshëm
Kjo kolumne është e shkruar enkas për Express. Autori është sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe kryesues i Departamentit për Sundimin e Ligjit në kuadër të AAK-së.















