Presidenti Nishani flet për akuzat e kreut të qeverisë ndaj tij dhe rrëzimine dekreteve nga mazhoranca
“Për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar ndodh që një Kryeministër e shfrytëzon nisjen e sesionit parlamentar për të bërë një gjyq publik ndaj Presidentit të Republikës”, shprehet Presidenti Nishani për deklaratën e Ramës nëditën e parë të sesionit të ri kuvendor. Në një intervistë për ABC neës, Nishani komentoi rrëzimin e dekreteve të tij nga mazhoranca duke theksuar se në se do të kishte veto si president ato ligje nuk do të kalonin. “Nuk kam bërë asgjë tjetër edhe në rastin e këtyre dekreteve, përpos ushtrimit të detyrës sime kushtetuese. Dhe në rastin konkret nuk ka asnjë goditje ndaj ndonjë prioriteti apo ndonjë reforme, për arsyen e thjeshtë se nuk kemi ende një reformë, nuk kemi të bëjmë me asnjë projekt konkret të reformave të cilat diskutojmë. Por përmes atyre akteve, Presidenti i Republikës ka denoncuar mosrespektin nga ana e Kryeministrit të vendit ndaj Kushtetutës. Kam denoncuar mosrespektin e Kryeministrit të vendit ndaj gjithë atyre standardeve demokratike që janë arritur me shumë mund e sakrifica gjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri. Përmes këtyre akteve kam denoncuar mosrespektin e Kryeministrit të vendit ndaj institucioneve kushtetuese. Përkundër nuk kishim asnjë argument në trajtimin e këtyre dekreteve dhe procesin për rrëzimin e tyre nga ana e Kryeministrit, por kishim adresim fyerjesh dhe sharjesh, të cilave natyrisht unë nuk do t’u përgjigjem, sepse ndaj një model krejt tjetër të kulturës politike dhe formimit civil”, shprehet Presidenti Nishani. Duke komentuar sulmet e kryeministrit ndaj tij, Nishani u shpreh se nuk është tregues i zotësisë së kryeministrit, të shash e të fyesh Presidentin e Republikës. “Në gjykimin tim, tregues i zotësisë është të zgjidhësh hallet dhe problemet e qytetarëve shqiptarë. Në gjykimin tim, tregues i forcës është të ndeshesh me krimin dhe të fitosh betejën. Ndaj unë, këto zotësi, këtë forcë pres ende të shoh dhe pres nga ana e qeverisë dhe e Kryeministrit”, thotë Nishani.















