Dy të moshuara janë torturuar dhe më pas mbytur në shtëpinë e tyrë në qytetin e durrësit. Ngjarja e rëndë u shënua mëngjesin e kësaj të marte teksa Gjinovefa Vava 70 vjeçe dhe Elsa Vava 75 vjeç, kunata me njëra tjetrën, janë gjetur pa jetë, me duar të lidhura dhe me qese plasmasi në kokë të cilat mendohet se i kanë marrë edhe jetën të moshuarave. Ato banonin në një ndërtesë dy katëshe në lagjen nr 11 të qytetit bregdetar pranë postës ndërsa janë gjetur të pajeta nga djali i njërës prej viktimave.
Policia e cila menjëherë pas njoftimit shkoi në vendngjarje aktualisht po heton në bashkëpunim me prokurorinë për pistat e mundshme të këtij krimi si dhe për identifikimin e autorëve. Paraprakisht uniformat blu bëjne me dije se hetimet janë përqëndruar në dy pista, atë të grabitjes por edhe ata të një konflikti pronësie. Djali i Elsa Vavës, i cili i gjeti të pajeta të moshuarat deklaroi në polici se këtë mëngjes kishte shkuar drejt banesës si çdo ditë tjetër por kur kishte hapur derën e katit të dytë i kishte gjetur të moshuarat pa jetë, me duar të lidhura dhe me qese plasmasi në kokë.
Ndërkohë në polici janë shoqëruar në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për ngjarjen fqinjët dhe të afërmit e viktimave. Deri në mesditë janë shoqëruar 16 shtetas, ndër të cilët edhe persona me precedentë në fushën e vjedhjeve me dhunë dhe përdorimit të narkotikëve.
Gjithashtu Nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë Shtetit janë dërguar specialistë të hetimit të krimeve të rënda. Sipas dëshmive të të afërmeve, viktimat kujdeseshin për një grua invalide, e cila jetonte në katin e parë të banesës.
Trupat e dy të ndjerave janë nisur drejt morgut të qytetit për të vijuar me ekspertizën mjeko-ligjore.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















