Që prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj së diele, deputetët e grupit parlamentar të PS-së janë mbledhur në një prej hoteleve të Durrësit në një mbledhje e cila pritet të zgjasë deri në mbrëmje
Në qeverinë “Rama” ardhja e shtatorit nuk do të sjellë asnjë ndryshim. Ka qenë vetë kryeministri i vendit, i cili në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste që po zhvillohet në Durrës me dyer të mbyllura, ka mohuar se do të ketë ndryshime në qeveri. Sikurse raporton portal “Shqiptarja.com”, ndryshime në ekzekutiv sipas Ramës do të ketë vetëm në rast se ministrat përfshihen në ndonjë skandal të mundshëm.
Që prej orës 10:00 të mëngjesit të kësaj së diele, deputetët e grupit parlamentar të PS-së janë mbledhur në një prej hoteleve të qytetit bregdetar, në një mbledhje e cila pritet të zgjasë deri në mbrëmje.
Në këtë mbledhje diskutohet për seancën e sesionit të ri parlamentar që do të fillojë nesër (1 Shtator) si dhe për shqetësimet apo problemet e deputetëve të majtë.















