Sot skuadra jonë “Jovan Shevich” ka vrarë 23 ushtarë të ushtrisë kriminale të Ukrainës dhe kanë shkatërruar një numër të konsiderueshëm të makinave ushtarake”, thuhet në porosinë e postuar nga komandanti i Çetnikëve, Bratislav Zhivkoviq
Një grup i veteranëve serbë të luftës, të cilët e quajnë vetën “Çetnikë”, kanë pohuar se kanë vrarë 23 ushtarë ukrainas. Këtë deklaratë ata e kanë postuar në rrjetin social “VKontakte”, ekuivalenti rus i Fejsbukut.
“Sot skuadra jonë “Jovan Shevich” ka vrarë 23 ushtarë të ushtrisë kriminale të Ukrainës dhe kanë shkatërruar një numër të konsiderueshëm të makinave ushtarake”, thuhet në porosinë e postuar nga komandanti i Çetnikëve, Bratislav Zhivkoviq, në faqen e rebelëve pro-rusë, e cila bartë një foto të liderit separatist, Igor “Strelkov” Girkin, transmeton koha.net.
“Serbët nuk i kursejnë armiqtë e tyre. Armiqtë e botës ruse janë armiq të serbëve”. Strelkov, një prej komandantëve më të fuqishëm në Ukrainën lindore, kohë më parë dha dorëheqje nga posti i tij si ministër i mbrojtjes në Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut.
Komandanti i Çetnikëve në Ukrainë, Bratislav Zhivkoviq, deklaron të ketë marrë pjesë edhe në luftërat e Kosovës, Bosnjës dhe Kroacisë. Deklarata e këtij grupi akoma nuk mund të konsiderohet e konfirmuar.















