Më herët Rama shkruante se Nishani ka zgjedhur inercinë e rrënimit të drejtësisë, në vend të reformës rrënjësore në drejtësi.
Është kthyer në një betejë statusesh në rrjetet sociale vendimi i presidentit Bujar Nishani për kthimin për shqyrtim projektligjin për Shkollën e Magjistraturës. Përmes një postimi në rrjetin social Fejsbuk, kreu i shtetit i përgjigjet një postimi të më hershëm në Tuiter nga kryeministri Edi Rama për çështjen në fjalë. Nishani shkruan se Rama nuk reflekton ndaj reagimeve të përsëritura të Gjykatës Kushtetuese
“Keqardhje e thellë për Kryeministrin që beson se mund t’i ndikojë fatet e Kombit me 140 gërma. Keqardhje për qeverinë e Kryeministrit që nuk reflekton ndaj reagimeve të përsëritura të Gjykatës Kushtetuese. Keqardhje ndaj Kryeministrit qe flet për “mirëkuptim” dhe praktikon sherr, flet për Kushtetutë dhe e minon atë, flet per “liberalizëm” dhe aplikon autoritarizëm. Keqardhje për Kryeministrin që “inerci” dhe “rrënim” quan zbatimin e Ligjit, ndërsa “Reformë” plotësimin e tekave të tij”, thuhet në mesazhin e postuar në faqen zyrtare në Fejsbuk të presidentit Nishani.
Më herët Rama shkruante se Nishani ka zgjedhur inercinë e rrënimit të drejtësisë, në vend të reformës rrënjësore në drejtësi. “Keqardhje për Presidentin qe mes inercise se rrenimit te drejtesise dhe reformes rrenjesore ne drejtesi ka zgjedhur inercine” ishte mesazhi i kryeministrit, që ndër të tjera paralajmëroi se reforma reforma nuk do të ndalet.
Ditën e sotme Presidenti Nishani njoftoi se nuk do të dekretojë ligjin për Shkollën e Magjistraturës, duke e kthyer sërish për rishqyrtim. Sipas Presidentit, ky ligj ka një sërë shkeljesh të cilat duhet të rishikohen, ndërsa nënvizon se ky ligj i heq kompetencat kushtetuese Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Presidentit të Republikës për emërimin e gjyqtarëve të rinj.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















