• Latest
  • Trending
  • All

“FOL”: Prokuroria ende s’ka shqyrtuar mbi 1 mijë lëndë korrupsioni

03/08/2014

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 15 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

“FOL”: Prokuroria ende s’ka shqyrtuar mbi 1 mijë lëndë korrupsioni

03/08/2014
in Lajme

Organizata joqeveritare “Lëvizja “FOL” paraqiti të dielën të dhënat e monitorimit 6-mujor të institucioneve në luftimin e korrupsionit

Prishtinë, 3 gusht 2014-Lëvizja “FOL” ka publikuar statistikat për periudhën gjashtëmujore të Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave, në kuadër të Platformës së Statistikave Kundër Korrupsionit.
Monitorimi është bërë për kategoritë e veprës penale të korrupsionit për marrje e dhënie e ryshfetit, si dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Kjo lëvizje gjithashtu ka monitoruar vendimet e veprimet e Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës në fushën e luftimit të korrupsionit në Kosovë përgjatë kësaj periudhe gjashtëmujore.
Fidan Kalaja, hulumtues në “FOL”, tha se gjatë monitorimeve që i janë bërë këtyre dy institucioneve, në Kuvendin e Kosovës për 15 seanca plenare që janë mbajtur, vetëm një herë është diskutuar për korrupsionin.
Ndërsa Qeveria ka marrë vetëm një nga 169 vendime, që është i lidhur me korrupsion. ““FOL” ka monitoruar edhe vendimet dhe veprimet të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës gjatë këtyre gjashtë muajve.
Kuvendi i Kosovës, deri në shpërbërje, pra deri në muajin maj, ka mbajtur 15 seanca plenare, ku vetëm një është diskutuar për luftimin e korrupsionit, pra ka të bëjë më Ligjin për deklarimin e pasurisë.
Ndërsa nga 169 vendime që i ka marrë nga janari deri në qershor të këtij viti, vetëm një vendim ka të bëjë ose është i ndërlidhur me luftimin e korrupsionit”, thotë Kalaja, transmeton REL.
Gjetjet e hulumtimit të “FOL”-it, thonë se rreth 1,800 raste kanë mbetur të pazgjidhura nga Prokuroria dhe Gjykatat e Kosovës për gjashtëmujorin e parë të këtij viti.
Në hulumtim thuhet se për kategorinë keqpërdorim të pozitës zyrtare, Prokuroria e Kosovës ka pasur gjithsej lëndë ku kanë qenë të implikuar 1,244 persona, ku 372 janë zgjidhur, ndërsa 1,065 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura.
Për veprën dhënie e ryshfetit, Prokuroria ka pasur gjithsej lëndë ku kanë qenë të implikuar 55 persona, ku 24 nga këto lëndë i ka zgjidhur ndërsa 16 prej tyre kanë mbetur të pazgjidhura.
Ndërsa për marrje të ryshfetit nga 53 persona të implikuar, 13 lëndë janë zgjidhur, ndërsa 19 kanë mbetur të pazgjidhura.
Sa i përket gjykatave, në hulumtim thuhet se Gjykatat e Kosovës, për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit kanë pasur gjithsej lëndë që kanë implikuar 171 persona, ku nga kanë zgjidhur vetëm 20 prej tyre, ndërsa 77 kanë mbetur të pazgjidhura.
Për dhënie të ryshfetit Gjykatat e Kosovës kanë pasur lëndë ku kanë qenë të implikuar 87 persona, ku 8 nga këto lëndë i kanë zgjidhur, ndërsa 44 lëndë janë të pazgjidhura.
Sa i përket veprës penale të korrupsionit keqpërdorim i pozitës zyrtare, Gjykatat e Kosovës kanë pasur lëndë ku janë implikuar 619 persona, ku nga këto 93 lëndë janë zgjidhur ndërsa 573 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura.
Policia e Kosovës, sipas hulumtimit për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit, ka trajtuar gjithsej 19 raste, ku për 6 persona ka ngritur kallëzim penal dhe 6 persona janë arrestuar.
Për dhënie të ryshfetit, policia ka trajtuar 30 raste, ku për 10 persona është ngritur kallëzim penal dhe 6 persona janë arrestuar.
Ndërkaq, për keqpërdorim të pozitës zyrtare, Policia e Kosovës ka trajtuar 236 raste të korrupsionit, ku për 106 persona është ngritur kallëzim penal dhe 34 persona janë arrestuar.
Fidan Kalaja thotë se në krahasim me hulumtimin e bërë vitin e kaluar nga Lëvizja “FOL”, shifrat nuk kanë ndryshuar.
Ai shton se ato janë pothuajse të njëjta, dhe vazhdon të vërehet një përformancë e ulët e institucioneve të drejtësisë karshi problemit të korrupsionit:
“Gjashtëmujori i parë i këtij viti, në krahasim me gjashtëmujorin e vitit të kaluar, nuk ka dallim esencial, që do të përbënte dallim përnjëmend të këtyre aktiviteteve në luftën anti korrupsion, pra statistikat pothuajse janë të njëjta. Numri i lëndëve të pazgjidhura është i njëjtë”.
“Mungesa, ose një përformancë e ulët e këtyre institucioneve vërehet, sikurse vitin e kaluar, edhe këtë vit. Pra nuk ka ndonjë dallim esencial i cili do të vlente të theksohej në këtë kontekst”, thotë ai.
Fidan Kalaja thekson edhe një zhvillim të fundit që ka ndodhur në lidhje me korrupsionin, që është raporti i Komisionit Evropian, për procesin e liberalizimit të vizave.
“Sa i përket zhvillimeve tjera që kanë ndodhur në lidhje me korrupsionin në Kosovë, më e fundit dhe më e rëndësishmja është se Komisioni Evropian në procesin e liberalizimit të vizave ka publikuar një raport, raportin vlerësues, ku ka theksuar që Kosova ka ngecur në luftimin e korrupsionit.
Pra korrupsioni po del të jetë një nga pengesat kryesore n ë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, dhe në përgjithësi në procesin integrues në Bashkimin Evropian.
Komisioni Evropian këtë raport e ka prezantuar javë më parë, dhe thuhej se Kosova ka arritur progres, por kërkohen përpjekje të mëtutjeshme për të fituar udhëtimin pa viza për qytetarët e saj.
Ndër tjerash, në raport cekej nevoja për zhvillimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe krijimin e një regjistri të besueshëm për vendimet e gjykatave të marra për rastet e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Korrupsioni në Kosovë, sipas analistëve dhe zyrtarëve të ndryshëm institucional, vazhdon të mbetet një sfidë, dhe cilësohet si kërcënuesi kryesor i çdo procesi prosperues të shtetit të Kosovës.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Previous Post

Shoqata e Veteranëve: Ushtarët e UÇK-së të mos i përgjigjen Gjykatës Speciale

Next Post

Kosova mobilizon konsullatat për t’u shërbyer bashkatdhetarëve në pushime

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Kosova mobilizon konsullatat për t’u shërbyer bashkatdhetarëve në pushime

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.