Ministria e Jashtme vënë në dispozicion të bashkatdhetarëve 19 numra të telefonit të konsujve të Kosovës në shtete të ndryshme të botës. Këta numra do të jenë në dispozicion 24 orë
Me qëllim të lehtësimit të procedurave për legalizimin e dokumenteve nga bashkatdhetarët, si dhe informimin e tyre kur ata kanë nevojë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka ndërmarr disa hapa, duke shtuar intensitetin e punës në zyrën për legalizime, si dhe duke lëshuar në dispozicion 19 numra të konsujve të Kosovës në shtete të ndryshme të botës, për qytetarët që jetojnë jashtë vendit, e që vijnë në Kosovë për pushime.
Bashmir Xhemaj, këshilltar politik i Ministrit Enver Hoxhaj, tha për KosovaPress se sikurse çdo vit tjetër, MPJ-ja ka ndërmarr masa shtesë për muajit e verës.
“Në rrafshin e brendshëm ne kemi rritur kapacitetet në zyrën konsullore në MPJ ku trajtojmë kërkesat dhe lëndët e qytetarëve, veçmas bashkatdhetarëve sa i përket legalizimit, disa lloje të dokumenteve dhe për dallim nga muajt e kaluar ku ka marr me shumë kohë për t’u legalizuar dhe procesuar një dokument.
Kësaj radhe mund të bëhet më shpejt, brenda një dite, apo 24 orë që prej dokumenteve të gjendjes civile, sa i përket certifikatave të lindjes, bashkime familjare, martesore, deri tek ato që janë me të ndjeshme që janë të policisë, gjykatave dhe diplomave”, tha Xhemaj.
Por, përveç kësaj, MPJ-ja ka ndërmarrë edhe një hap tjetër, duke vënë në dispozicion të bashkatdhetarëve 19 numra të konsujve të Kosovës në shtete të ndryshme të botës. Këta numra do të jenë në dispozicion 24 orë, ku secili qytetarë i Kosovës që ka nevojë për informata shtesë, në raste të pritjeve të gjata në kufij, ndonjë aksident, apo nëse gjendet në momente të paparamenduara, mund ta thërrasin konsullin në shtetin e tyre përmes këtyre numrave për të marr informata dhe ndihmë nga ta.
“Sa i përket numrave emergjent, ky është rrafshi i dytë të cilin MPJ për herë të parë, madje ka vepruar, është që kemi vënë në dispozicion 19 numra të konsujve të Kosovës që mbulojnë pjesën me të madhe të botës, ku këta numra janë në dispozicion të bashkatdhetarëve 24 orë, të cilët lëvizin varësisht nga Gjermania, Austria, Zvicra apo cilido vend drejt Kosovës dhe do të ketë nevojë për ndihmë, për një pyetje, sqarim, kërkesë, në rastin me të keq për ndonjë aksident do të ketë mundësi të bie në kontakt menjëherë më konsujt tanë në botë dhe një far forme të marr edhe udhëzime deri në rastet me ekstreme kur edhe vet konsulli është i detyruar të shkoj në vendin e ngjarjes dhe t’i ofroj ndihmë”, tha me tutje Xhemaj.
Këshilltari i kryediplomatit Hoxhaj, me tej shtoj se qytetarët kanë nisur të informohen për këto veprime që i ka ndërmarr MPJ-ja dhe ka thirrje në këta numra ku qytetarët kërkojnë informata për të cilat kanë nevojë, sidomos për pritjet e gjata në kufirin me Serbinë.
“Edhe sa i përket thirrjeve për kolona dhe pritje, besoj se kësaj radhe për herë të parë përmes zyrës sonë ndërlidhëse në Beograd ne kemi një komunikim të drejtpërdrejt me diplomatët tan me autoritetet policore në Serbi.
Ka pasur në disa momente fluksi me të madh por nuk kemi pritje me të mëdha, sepse ka pasur një komunikim me të mirë dhe ndërhyrje për të mos pasur këso rastesh”, tha ai.
Xhemaj ka përmendur edhe aksidentin e fundit që ndodhi në Serbi, ku siç tha ai brenda një ditë MPJ-ja me zyrën ndërlidhëse dhe me shtabin, 50 të lënduarve ua kanë ofruar ndihmën e nevojshme, madje edhe vet diplomatët kosovarë kanë qenë aty në spitale dhe është organizuar edhe kthimi i tyre, në Kosovë.
Po, ashtu Xhemaj ka thënë se misionet konsullore janë të specializuara për t’u marr me të gjitha shërbimet, prej dokumenteve të udhëtimeve, certifikata të lindjes, certifikata për bashkim familjarë, martesor e deri të ato të policisë, gjykatave dhe diplomat.
Ai thotë se rastet me të shpeshta që i kanë janë kur bashkatdhetarëve iu skadon afati i pasaportave dhe ata nuk mund të lëvizin nga vendi ku është drejt Kosovës. Me këtë rast, Xhemaj tha se konsulli ka për detyrë t’ua lëshoj një letër me të cilin i mundësohet ardhja në Kosovë dhe aplikimi për pasaportë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















