Sot (e premte) përfundon aksioni për nënshkrimin e peticionit “Drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara në Kosovë”.
Drejtues të aksionit kanë thënë për Radio Kosovën se deri dje (e enjte) peticionin e kanë nënshkruar rreth 70 mijë qytetarë dhe kanë parashikuar që deri në fund të aksionit pritet që peticionin ta nënshkruajnë mbi 100 mijë qytetarë.
“Interesimi i qytetarëve në masë të madhe për nënshkrimin e peticionit drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara në Kosovë, është shumë i kënaqshëm dhe shpresojmë se do ta arrijë qëllimin e tij”, tha Visar Xani nga sekretariati organizativ i peticionit.
Ai ka ka thënë se lobimi në Organizatën e Kombeve të Bashkuara lidhur me këtë plagë të luftës në Kosovë do të fillojë në muajin gusht. Ai ka shpjeguar se fillimisht do të bëhet dorëzimi i peticionit e pastaj do të fillojë lobimi për vendosjen e drejtësisë për rreth 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















