Xhavit Haliti e Memli Krasniqi, përfaqësues të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), të premten, rreth orës 16, kanë hyrë në ndërtesën e Gjykatës Kushtetuese për të dorëzuar pyetjet lidhur me ligjshmërinë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, të zhvilluar të enjten, në seancën konstitutive të këtij kuvendi.
Vendimi për kërkimin e interpretimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e kandidimit dhe zgjedhjes së kryeparlamentarit, si dhe me të gjitha [ështjet që kanë të bëjnë me këtë proces është marrë të enjten, në mbledhjen e kryesisë së PDK-së, të mbajtur pas përfundimit të seancës konstituitive të Kuvendit të Kosovës.
Duke njoftuar për këtë vendim, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se për PDK-ja i konsideroj jovalide të gjitha vendimet e marra në seancën e së enjtes.
Hoxhaj ka thënë se pyetjet që do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese do të jenë shumë konkrete.
Haliti e Krasniqi nuk kanë treguar se cfarë pyetjesh i janë shtruar Gjykatës Kushtetuese.
***
Isa Mustafa, kandidat i koalicionit pasgjedhor LDK-AAK-NISMA, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës, me votat e deputetëve të koalicionit, të Listës Srpska dhe të disa partive të komuniteteve pakicë.
PDK-ja e konteston zgjedhjen e Mustafës, pasi konsideron se i takon asaj, si fituese e zgjedhjeve, ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe jo koalicioneve të krijuara pas zgjedhjeve.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














