Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në dialogun teknik me treshen opozitare LDK, AAK dhe NISMA gjatë një bisede të realizuar në Klan Kosova ka treguar pjesërisht disa nga zhvillimet e brendshme mes tij dhe përfaqësueseve të partive tjera të bllokut opozitar.
Në lidhje me insistimin e VV që ta udhëheq dialogun, ai ka thënë se kjo ka qenë ide e Ramush Haradinajt në takimet e para.
“Ramushi ka thënë a dëshironi ju ta udhëhiqni dialogun dhe ne jemi pajtuar. Tani ai bëhet sikur nuk ka dhënë asgjë dhe krejt kjo vjen nga zhvillimet anësore”, ka thënë Ymeri.
Ai ka deklaruar se edhe nëse të mërkurën (sot v.j.) arrihet marrëveshja ajo nuk do të mund të nënshkruhet të mërkurën, ngase VV do të duhej të bënte referendum në lidhje me përmbajtjen e asaj marrëveshje.
“Arsyeja pse kemi kërkuar marrëveshje deri të dielën ka qenë referendumi. Tani të mërkurën mund të këtë marrëveshje, por nuk mund të ketë nënshkrim dhe kjo nënkupton se në seancën e 17 korrikut në Kuvend Vetëvendosja nuk do të mund të votojë për kreun e Kuvendit nga radhët e opozitës”, ka thënë Ymeri.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















