Ish-prokurore e përgjithshme vlerëson politik vendimin e Gjykatës Administrative për të mos e kthyer në detyrën e gjyqtares.
Ish-prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama, akuzon drejtuesit e KLD se gënjejnë në mënyrë të turpshme, kur thonë se i asaj i është ofruar posti i gjykatëses në Apelin e Krimeve të Rënda. Ish-kryeprokurorja Ina Rama, e cilëson të kundraligjshëm dhe të dhënë nën ndikim, vendimin e Gjykatës Administrative, që rrëzoi padinë e saj, duke e lënë për momentin jashtë radhëve të sistemit të drejtësisë. Në një intervistë për “GSH” , Ina Rama deklaron kështu për vendimin e Gjykatës Administrative për të mos e kthyer atë në detyrëne gjyqtares, pas padisë që ajo i drejtoi kësaj gjykate. “Jam njohur me vendimin e Gjykatës Administrative, e cila vendosi të rrëzojë padinë time. Në vendim, Gjykata Administrative nuk argumenton nëse ishte ose jo e drejtë kërkesa ime, por shprehet se nuk mund të ndërhynte në vendimmarrjet e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Jam e surprizuar nga ky vendim, pasi gjykata nuk arsyeton fare nëse kërkesa ime është apo jo konform ligjit, por e konsiderojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë, si një “tokë të paprekshme”. Gjykata nuk merr përsipër që të kontrollojë vendimin e KLD-së, sikur KLD, të ishte zoti në tokë dhe një organ i pakontrollueshëm. Në një kohë që Gjykata Administrative, u ngrit për këtë qëllim, për të kontrolluar ligjshmërinë e vendimmarrjes së organeve administrative, qoftë dhe të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Gjykatat kanë shfuqizuar dhe më herët dekrete të Presidentit të Republikës, vendime të KLD-së, ku gjykatës të ndryshëm janë shkarkuar apo kanë marrë masë disiplinore. Në rastin tim, gjykata shprehet se nuk mund të ndërhyjë në vendimmarrjen e këtij institucioni, të cilin e konsideron si të paprekshëm”, tha Ina Rama. Ajo tha se vendimmarrja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë është tërësisht politike. Ndërsa vendimi igjykatës, për Ina Ramën është tërësisht i kundraligjshëm.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















