Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-aziatike, Victoria Nuland u prit sot pasdite në një takim nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në Tiranë .
Duke ndarë vlerësimin për arritjen e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe duke e konsideruar këtë një shans të madh për ecjen e vendit drejt hapjes së negociatave për anëtarësim, Basha e siguroi Nuland për përkushtimin e Partisë Demokratike në përparimin e vendit drejt standarteve europiane dhe euroatlantike.
Basha e njohu Nuland me shqetësimet e opozitës për zhvillimet në vend. Duke theksuar nevojën për konsolidimin e sistemit të drejtësisë, duke luftuar rastet e korrupsionit dhe duke rritur pavarësinë e tij, Basha tha se kjo mund të bëhet vetëm përmes bashkëpunimit më të gjerë të mundshëm mes forcave politike, drejtësisë dhe institucioneve ndërkombëtare.















