Drejtori i zyrës për Kosovën të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka paralajmëruar ndërtimin e një shetitoreje dhe të një sheshi pranë Urës kryesore të Ibrit, në Mitrovicë, raporton Kosova.com.
“Ne dëshirojmë që me vendim të qeverisë lokale të Mitrovicës dhe me mbështetje të Qeverisë së Serbisë dhe Zyrës për Kosovën, muajt e ardhshëm, Mitrovica ta ketë ‘rrugën e saj të Knjaz Milajlit’, e cila do të paraqesë mburrje për popullatën serbe të Kosovës”, thënë Gjuriq, të dielën, gjatë vizitës në veri të Mitrovicës.
Ai ka thënë se punimet për ndërtimin e kësaj shetitorje do të fillojnë për disa ditë.
Gjatë ditës, Gjuriq, I shoqëriar nga kryetari I komunës së Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, ka vizituar edhe banorët serbë të lagjes problematike ‘Kroi i Vitakut”, në veri të Mitrovicës. (
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















