Bashkëluftëtari i Ali Ahmetit, Muhamet Kelmendi i ka shkruar atij një letër, duke i thënë se BDI që ai drejton u bë dhunuese e shqiptarëve.
Ai i ka kujtuar Ahmetit se e njeh shumë mirë se kush është dhe se cfarë mund të bëjë.
“Rruget tona u ndane. Filloi kjo ne mesin e vitit 1998 dhe vazhdoi deri sa u nenshkrua Marreveshja e Ohrit. Brenda ketyre me pak se dy vite idealet shqiptare u shkelen. Dhe kjo u be duke i dhene perkrahje individeve te ndryshem, prej nga ceshtja pesoi ndryshime dhe aspiratat historike u shkelen nga grupi politik (Thaci, Haliti dhe Syla etj.)qe mori UCK-ne ne udheheqje dhe ate e demetoi perfundimisht”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.
Muhamet Kelmendi i ka bërë thirrje Ahmetit të kthehet nga populli dhe të shoh hallet e tij dhe jo të pushtetit të vet dhe oborrtarëve të BDI-se.















