Ambasada e Greqisë në Tiranë publikoi dy njoftime brenda 6-7 orësh fillimisht për prezantimin e programit të koncensioneve për kërkimin e hidrokarbureve në Jon dhe në Kretë e mandej për moscenimin e territorit ujor të Shqipërisë
Greqia thotë se është bërë kujdes që të mos krijohet asnjë problem me Shqipërinë nga kërkim/shfrytëzimi për naftë dhe gazë në zonat detare veriore të saj (jugu i Shqipërisë).
Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme në Athinë, Kostandin Kutras (Konstantinos Koutras) tha se Greqia respekton tërësisht të drejtën e detit.
Zoti Kutras u pyet nga gazetarët pas publikimeve mediatike në Shqipëri se territori detar jugor (veriu i Greqisë) është cenuar nga veprimtaria e sipërthënë.
Ministria e Jashtme e Greqisë e publikoi në faqen e saj zyrtare në internet qëndrimin e qeverisë së kryeministrit Andon (Antonio) Samaras të paraqitur prej zëdhënësit Kutras:
“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”.
(http://www.mfa.gr/en/current-affairs/neës-announcements/foreign-ministry-spokespersons-response-to-journalists-question-on-articles-in-the-albanian-press-concerning-call-for-tenders-by-the-greek-government-for-exploration-for-and-exploitation-of-hydrocarbons-ëithin-albanian-territorial-waters.html)
Të njejtin njoftim publikoi edhe ambasada e Greqisë në Shqipëri, si edhe një tjetër (njoftim) të disa orëve më parë për programin e kërkimit të hidrokarbureve në detin Jon (dhe jugun e Kretës).
Ambasada e Greqisë në Tiranë – Lajme më shqip
(http://www.mfa.gr/albania/sq/the-embassy/lajme-me-shqip/njoftim-zedhenesit-te-ministrise-se-jashtme-te-greqise.html)
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë z Konstantinos Koutras, duke ju përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me disa shkrime në shtypin shqiptar sipas të cilave, zonat të cilat do të tenderohen prej qeverisë greke për kërkim dhe shfrytëzim nafte dhe gazi natyror, shtrihen edhe brënda ujërave territoriale shqiptare, deklaroi si më poshtë:
“Greqia respekton plotësisht të Drejtën Ndërkombëtare mbi Detin. Është bërë kujdes që zonat që do të tenderohen, të mos krijojnë absolutisht asnjë problem me asnjë prej vendeve fqinje dhe në rastin konkret, me Shqipërinë. Sigurisht që kuadri ynë i referimit është gjithmonë, pranimi i përbashkët dhe respektimi i së Drejtës Ndërkombëtare të Detit”.
Ambasada e Greqisë në Tiranë – Lajme më shqip
(http://www.mfa.gr/albania/sq/the-embassy/lajme-me-shqip/prezantohet-programi-koncesioneve-per-hidrokarburet.html)
Më shumë se 180 kuadro drejtues kompanish të naftës, institucioneve bankare, kanë marrë pjesë në prezantimin e programit të koncesioneve për kërkime hidrokarburesh në detin Jon dhe jugun e Kretës, prezantim që u zhvillua në Londër. Ndër kompanitë që ishin të pranishme, përfshiheshin BP, EXXONMOBIL, SHELL; TOTAL, SCEVRON, STATOIL, ANADARKO; REPSOL, etj.
Lidhur me evenimentin në fjalë, ministri i mjedisit, energjisë dhe ndryshimit klimatik, Janis Maniatis, e cilësoi këtë një ditë historike për vendin dhe shtoi: Sot po hedhim baza të qëndrueshme për përpjekjen e re zhvillimore të vendit, që bazohet në burimet minerale kombëtare dhe posaçërisht në hidrokarburet. Greqia po e përmirëson rolin e vet gjeopolitik në rajonin e Mesdheut Lindor dhe në Europën Juglindore dhe po krijon premisat e afirmimit të vet si një faktor të rëndësishëm të sigurisë energjitike të Europës.















