Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, thotë se nominimi i ti për kryeministër ka qenë propozim i dy subjekteve të tjera politike, LDK-së dhe Nismës. “Mbase ata e kanë konsideruar se unë mund të jem njeriu që mund të udhëheq më së miri Qeverinë”, tha Haradinaj në Rubikon, transmeton telegraf.
Thotë se takimi i bllokut opozitar dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve nuk ka ndodhur rastësisht. Haradinaj thotë se bashkëpunimi ka filluar më herët.
“Që në fillim të qeverisjes sime do të marr 100 vendime të rëndësishme për vendin. Unë po vij të punoj. Në Kosovë ka me ndodhë puna”, tha i nominuari i koalicionit opozitar për kryeministër.
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e konsideron sukses në bisedimet e deritashme me partnerët e koalicionit dhe Vetëvendosjen faktin se kanë arritur marrëveshje që të mos ketë Qeveri Thaçi 3 si dhe përafrim të qëndrimeve. Haradinaj thotë se përafrimi i subjekteve politike opozitare është nxitur nga Thaçi.
“Duke parë se ne po e rrezikojmë Kosovën nga Qeveria Thaçi 3 ne u bashkuam”, tha Haradinaj në emisionin.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















