Gjendet i vetëvarur në qelinë e paraburgimit në Vlorë, 32 vjeçari Ervis Hysi. Burime nga policia bëjnë me dije se ai është gjetur i varur me çarçaf nga gardianët e paraburgimit në qytetin e Vlorës.
Hysi është arrestuar nga policia në 13 maj për veprën penale ”Dhunë në familje”. 32 vjeçari banues në lagjen ”24 maj” në Vlorë, të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Edhe pse policia nuk di ende arsyet që e çuan këtë shtetas të kryente aktin e rëndë, sqaron se ai është arrestuar në 13 maj për veprën penale ”Dhunë në familje”. 32 vjeçari banues në lagjen ”24 maj” në Vlorë, të dielën e 11 majit, ka marrë bashkëshorten e tij A. H. 24 vjeç dhe fëmijën e tyre nga banesa e prindërve të saj, e ka çuar në periferi të fshatit Kotë ku ka ushtruar dhunë ndaj saj. Mësohet se Hysi pasi e ka dhunuar të shoqen e ka braktisur atë në breg të lumit.















