Kreu i SHISH i beson Kanadasë për transaksionet financiare, ku për një vit ka fituar 65 mijë dollarë nga investimi i fondit të pensioneve. Ai zotëron edhe 43 mijë dollarë investime, ka shitur biznesin për 12 mijë dollarë dhe ka një kredi prej 100 mijë dollarësh kanadezë. Kreu i policisë, Artan Didi ndërton shtëpi në Dhërmi
Drejtuesit e institucioneve ligjzbatuese njihen për hijen e tyre të rëndë, por fare pak për pjesën tjetër të jetës. Pasuritë e tyre, të publikuara nga ILDKPI hedhin sadopak dritë mbi këtë anë të panjohur të tyre. Kryetari i SHISH, Visho Ajazi Lika, një personazh diskret edhe për shkak të detyrës, vazhdon t’i besojë Kanadasë për transaksionet e tij ekonomike. Deklarata e tij e pasurisë për vitin 2012 tregon se Visho Ajazi ka investuar fondin e pensionit në një kompani në Kanada, në vlerën e 1500 dollarëve kanadezë. Një vit më vonë, ai ka fituar më shumë se 66 mijë dollarë nga ky investim. Në periudhën 2011-2012, kreu i shërbimeve sekrete ka shtuar paratë e tij përmes investimeve në Kanada, vend ku ka jetuar për 12 vjet me radhë. Në deklaratën e pasurisë së vitit 2012, Visho Ajazi deklaronte 950 dollarë kanadezë në bankë dhe 453 dollarë të tjerë në CIBS Stock Investment. Në deklaratën e një viti më vonë, pasuria e tij ka shkuar në 29 mijë dollarë kanadezë dhe 14 mijë dollarë amerikanë. Po në këtë vit, kreu i SHISH ka deklaruar shitjen e biznesit për 12 mijë dollarë kanadezë dhe marrjen e një kredie bankare prej 100 mijë dollarësh kanadezë. Në Shqipëri, Visho Ajazi Lika ka marrë 5 milionë lekë të reja kredi për të blerë një apartament në vitin 2011, kohë kur edhe u kthye në atdhe, për t’u emëruar si zv.ministër. Pjesa tjetër e deklaratës së pasurisë së kreut të SHISH përbëhet nga paga dhe honoraret në dy detyrat e mbajtura prej tij; ajo si zv.ministër i Teknologjisë dhe Informacionit dhe si shef i shërbimeve sekrete.
Pasuria e Artan Didit
Në vitet e fundit, kreu i Policisë së Shtetit po investon për ndërtimin e një shtëpie në Dhërmi. Kështu thuhet në deklaratën e pasurisë së Artan Didit të dorëzuar në ILDKP pak kohë pas marrjes së detyrës, në nëntor 2013. Didi thotë se ka blerë një sipërfaqe prej 1500 metrash katrorë në fshatin turistik të Dhërmiut për 600 mijë lekë të reja dhe ka shpenzuar 500 mijë lekë të reja për ndërtimin e shtëpisë, e cila është ende në vazhdim. Në vitin 2011, Artan Didi ka blerë edhe një apartament prej 140 metrash katrorë, vlera e së cilit është 158 mijë e 620 euro. Kreu i policisë thotë se këtë apartament e ka blerë me paratë e përfituara nga shitja e shtëpisë së mëparshme, me kredi dhe kursime familjare ndër vite. Më tej, Didi deklaron se në periudhën janar-qershor 2013 ka qenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka përfituar 10 mijë e 800 dollarë. Nga ana tjetër, kreu i Policisë së Shtetit ka për të shlyer diku tek 4 mijë euro nga një kredi e marrë në vitin 2008 dhe 20 mijë euro nga një kredi e dytë, e marrë në vitin 2010. Si shumë prej zyrtarëve, edhe Didi ka një apartament të dytë të privatizuar në ’90, e trashëguar nga familja.
Kryeprokurori Llalla
Kreu i Prokurorisë, Adriatik Llalla rezulton më ”i varfër” se Visho Ajazi dhe Artan Didi. Megjithatë, në vitin 2012, kryeprokurori ka investuar për të blerë një apartament me sipërfaqe 67.2 metra katrorë në plazhin e Durrësit. Sipas deklaratës së pasurisë, Llalla ka paguar për këtë apartament 2 milionë e 200 mijë lekë. Në të njëjtin vit, kryeprokurori deklaron edhe 170 mijë e 107 lekë llogari rrjedhëse dhe një tjetër prej 900 mijë lekësh. Në vitin 2013, pasuria e kryeprokurorit duket e pakësuar. Ai ka mundur të kursejë vetëm 500 mijë lekë të reja nga pagat.
Visho Ajazi Lika
Viti 2012
1.Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual funds “STANDARD LIFE”, 1500 dollarë kanadez.
2.RRSP-Canadian Bank of Commerce (CIBC), 950 dollarë kanadez.
3.CIBC-Stock Investment, 435 dollarë kanadez.
4.Llogari bankare e krijuar nga paga, dieta e honorare, 298 mijë e 56,57 lekë.ISH, për periudhën gusht-dhejtor 2012, plus shpërblimin e fundvitit, 696 mijë e 970 lekë.
5. Të ardhura neto nga paga për detyrën e zv.ministrit të Teknologjisë së Inovacionit dhe Komunikimit për periudhën janar-gusht 2012, plus transport, 1 milion e 425 mijë e 769 lekë.
6.Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e Agjencisë së Kërkimit dhe Teknologjisë së Inovacionit, 105 mijë e 540 lekë.
7.Të ardhura nga programi Brain Gain, 500 mijë lekë.
8.Kredi për blerje apartamenti banimi në Tiranë në shumën 5 milion lekë. Shuma e shlyer, 300 mijë lekë. Detyrimi i mbetur, 4 milion e 887 mijë e 869.78 lekë.
Viti 2013
1.Fondi i pensionit të kompanisë IQOR i investuar në mutual funds “STANDARD LIFE”, 66 mijë e 436.06 dollarë kanadez.
2.RRSP-RBC Direct Investing Inc., 21 mijë e 960.5 dollarë kanadez.
3.TFSA-RBC Direct Investing Inc. 7 mijë e 160.45 dollarë kanadez dhe 14 mijë e 422.97 dollarë amerikan.
4.Llogari bankare në lekë e krijuar nga paga e honorare, 722 mijë e 652.04 lekë.
5.Të ardhura neto nga paga për detyrën e drejtorit të SHISH për periudhën janar-dhejtor 2013, 1 milion e 892 mijë e 283 lekë.
6.Të ardhura nga programi Brain Gain, 395 mijë e 500 lekë.
7.Kredia për blerjen e apartamentit, shlyhen 300 mijë lekë. Detyrimi i mbetur, 4 milion e 795 mijë e 645.54 lekë.
8.Motorr, 4 mijë dollarë kanadez.
9.Rroga janar-dhjetor 2013, 50 mijë dollarë kanadez.
10. Shitje e biznesit, 12 mijë dollarë kanadez.
11.Kredi bankare, 100 mijë dollarë kanadez.
Adriatik Llalla
Viti 2012
- Blerë apartment me sipëfaqe 67.2 metër katrorë në plazhin e Durrësit. Vlera e apartamentit 2 milion e 200 mijë lekë.

- Pakësim i gjendjes CASh në vlerën 2 milion e 200 mijë lekë
- Llogari rrjedhëse e pagës 170 mijë e 107 lekë
- Llogari rrjedhëse e pagës 900 mijë lekë
- Të ardhura nga paga si Inspektor i Përgjithshëm i ILDKP 1 milion 951 mijë e 603 lekë
- Të ardhura nga paga si Prokuror i Përgjithshëm 170 mijë e 107 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 531 mijë e 772 lekë
- Pagesa për shkollimin e vajzës 2 mijë e 600 e 90 euro.
- Pagesa për shkollimin e djalit 2440 euro
Viti 2013
- Llogari rrjedhëse e pagës 955 mijë e 697 lekë
- Llogari rrjedhëse e pagës së bashkëshortes minus 124 mijë e 274 lekë
- Mbyll llogarinë rrjedhëse minus 580 mijë lekë
- Gjendje CASH 500 mijë lekë të kursyera nga paga
- Të ardhura nga paga 2 milion e 14 mijë e 362 lekë
- Të ardhura nga paga e bashkëshortes 553 mijë e 521 mijë lekë
Artan Didi
Nëntor 2013
1.Apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 140 metër katror e prenotuar në vitin 2011 me vlerë 158 mijë e 620 euro. Paguar nga shitja
e shtëpisë së mëparshme, me kredi dhe nga kursimet familjare në vite.
2. Makinë e blerë në vitin 2012 më vlerë 100 mijë lekë, paguar nga kursimet familjare.
3.Objekt në ndërtim me sipërfaqe 300 metra katrorë në Dhërmi me vlerë 500 mijë lekë.
4.Truall me sipërfaqe 1500 metra katrorë në Dhërmi në vlerën 600 mijë lekë, paguar nga kursimet familjare.
5.Të ardhurat nga data 1 janar 2013 deri në datën 9 tetor 2013, 216 mijë e 200 lekë nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore.
6. Të ardhurat për periudhën 1 janar 2013 deri në muajin qershor 2013 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës 10 mijë e 800 dollarë.
7.Të ardhurat e bashkëshortes për periudhën 1 janar 2013 deri në datën 9 tetor 2013, 1 milion e 30 mijë e 998 lekë.
8. Kredi në bankë në shumën 20 mijë euro, në vitin 2008. Paguar 16 mijë e 597.81 euro.
9.Kredi në bankë në shumën 700 mijë lekë, paguar 624 mijë e 106 lekë.
10.Detyrim over draft në bankë në llogarinë e pagës së bashkëshortes, 217 mijë e 821 lekë.
11.Shtëpi banimi në Tiranë me sipërfaqe 78 metra katrorë.Banesa është përfituar nga familja e prindërve dhe privatizimi i banesave me vlerë 30 mijë lekë.
12.Të ardhurat nga data 9.10.2013 deri më 21.12.2013 në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, 305 mijë e 798 lekë.
13.Të ardhurat e bashkëshortes nga data 9.10.2013 deri më 31.12.2013 340 mijë e 136 lekë.
14.Kredi në bankë në shumën 20 mijë euro e marrë në vitin 2010. Shuma e shlyer 415.25 euro, detyrimi i mbetur 16 mijë e 382.20 euro.
15.Kredi në bankë që prej vitit 2008 në shumën 500 mijë lekë, paguar 33 mijë e 785 lekë, detyrimi i mbetur 114 mijë e 958 lekë.
16.Kredi në bankë nga viti 2012 në shumën 600 mijë lekë, paguar 24 mijë e 774 lekë, detyrimi i mbetur 475 mijë e 88 lekë.
17.Linjë overdraft në bankë në limitin 250 mijë lekë.
Lame me koleksione armësh, dekoratash dhe uniformash ushtarake
Kreu i ALUIZN-i, Artan Lame njihet për pasionin e tij të hershëm prej koleksionisti. Në deklaratën e tij të pasurisë, Lame deklaron se
zotëron një koleksion armësh të vjetra, një tjetër dekoratash dhe medaljesh si dhe një të tretë me uniforma dhe pajime ushtarake. Shefi i legalizime zotëron një apartament në Tiranë 165 metra katrorë, i blerë në 2013 për 64 mijë euro, një apartament në Qerret të Durrësit, i blerë për 45 mijë euro në vitin 2007. Gjithashtu, Lame ka blerë një makinë për 6 mijë euro dhe zotëron një llogari bankare prej 500 mijë lekësh të reja. Para se të emërohej në krye të një agjencie tepër të rëndësishme, Lame ka përfituar një projekt nga SOROS për trashëgiminë kulturore prej 22 mijë dollarësh. Në deklaratën e tij të shkurtër të pasurisë, Artan Lame deklaron edhe një kredi prej 2 milionë lekësh të reja, nga të cilat i mbeten për të shlyer edhe 1 milion lekë.
Leskaj blen tokë në Tiranë dhe shton koleksionin e pikturave
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj e ka shtuar pasurinë e tij me një truall në Tiranë, të blerë për 46 mijë dollarë. Për këtë arsye, Leksaj ka pasur lëvizje në llogaritë e tij bankare, më së shumti gjatë vitit 2012. Po në të njëjtin vit, ai ka shtuar koleksionin e tij të pikturave me 15 punime të reja. Sipas të dhënave të siguruara nga deklarata e pasurisë mësohet se këto piktura janë blerë për 6 mijë euro nga Bujar Leskaj. Më tej, kryetari i KLSH e ka shtuar pasurinë përmes qerave të shtëpive, ku nga ajo në rrugën e Kavajës ka fituar 12 mijë euro dhe 3 mijë euro të tjera nga dhënia me qira e një apartamenti të dytë. Nga ana tjetër, familja e tij ka shpenzuar para edhe për shkollimin e fëmijëve.
Artan Lame
Viti 2013
1.Apartament banimi në Tiranë me sipërfaqe 165 metra katrorë, blerë në vitin 2013 në vlerën 64 mijë euro.
2.Apartament në Qerret, Durrës me sipërfaqe 105 metra katrorë, blerë në vitin 2007 në vlerën 45 mijë euro.
3.Makinë mitsubishi tip fuoristradë, blerë në vitin 2006 në vlerën 6 mijë euro.
4.Llogari bankare 500 mijë lekë.
5.Koleksion armësh të vjetra zjarri dhe të ftohta (mbledhur, dhurata, blerë).
6.Koleksion dekoratash dhe medaljesh (mbledhur, dhurata, blerë).
7.Koleksion uniformash ushtarake dhe pajimesh ushtarake (mbledhur, dhurata, blerë).
8.Koleksione të tjera bukinistike, nunisuatike etj.
9.Llogari bankare në emër të bashkëshortes, 10 mijë dollarë.
10.Projekt me fondacionin ”Soros” për trashëgiminë kulturore”, 22 mijë dollarë.
11.Të ardhura nga ambiente me qira në pronësi të prindërve, 700 dollarë në muaj.
12.Kredi për blerje banese 2 milion lekë, detyrimi i mbetur 1 milion lekë.
13.Të ardhura nga paga si drejtor i përgjithëm i ALUIZN-it, 139 mijë lekë.
Brisida Shehaj
Viti 2013
1.Apartament banimi në Vlorë me vlerë 40 mijë euro. Blerë me dy kredi nga Banka e Shqipërisë në vlerat, 1 milion e 259 mijë e 27 lekë
dhe 4 milion e 449 mijë e 81 lekë.
2.Të ardhura neto nga paga janar-korrik 2013, 1 milion e 114 mijë e 173.96 lekë.
3.Kredi bankare 34 mijë e 148.34 euro.
4.Kredi bankare 73 mijë e 724.04 lekë.
5.Kartë krediti 664.12 euro dhe 144.3 euro.
6.Overdraft 202 mijë e 861,64 lekë.
7.Të ardhurat neto nga puna në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, 336 mijë e 846 lekë.
8.Pagesë kredie 15 mijë e 100 lekë, detyrimi i mbetur 63 mijë e 546 lekë.
Bujar Leskaj
Viti 2012
- Pagesë për detyrimet shkollore të vajzës, 10 mijë euro.
- Llogari rrjedhëse për vajzën 3500 euro, 1500 euro e ardhur nga përqindjet e fitimit të bankës. Nga llogaria 10 mijë euro që u pakësua, 8 mijë euro gjendje kesh për shpenzime emergjente.
- Shtim depozite të ardhura nga interesat bankare, 1692 euro dhe 867 dollar.
- Zvogëlim në depozitën rrjedhëse 3500 euro.
- Shtesë në koleksionin e pikturave (30 copë), 10 mijë euro.
- Të ardhura neto nga paga për vitin 2012 si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, 2 milion e 44 mijë e 985 lekë.
- Të ardhura neto nga paga për vitin 2012 e bashkëshortes si drejtore e diplomacisë ekonomike, 982 mijë e 680 lekë.
- Të ardhura nga interesat bankare 867 dollar dhe 1692 euro.
- Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 130.33 metra katrorë,12 mijë euro.
- Detyrimet shkollore të fëmijëe, 5 mijë euro.
Viti 2013
1.Pakësim në depozitën në dollarë për blerjen e një trualli me sipërfaqe 686 metra katrorë në Tiranë, në vlerën 46 mijë dollarë.
2.Pakësim në depozitën në euro, 60 mijë euro.
3.Shtim në depozitën euro 60 mijë euro.
4.Pakësim depozite për blerjen e truallit, 20 mijë euro.
5.Pakësim në depozitën në emrin e bashkëshortes dhe vajzës për shlyerjen e detyrimeve shkollore, 10 mijë euro.
6.Derdhje në bankë të shumës 10 mijë euro si detyrim për shkollimin e vajzës.
7.Derdhje në bankë për pagesë në llogari të vajzës për studime, 6500 euro.
8.Shlyerje pagese për trullain e blerë në vlerën 15 mijë lekë të reja.
9.Shtesë në koleksionin e pikturave (15 copë), 6 mijë euro.
10.Të ardhura nga interesat bankare, përqindje mbi shumat e depozituara para dhe pas tërheqjes.
11.Të ardhura neto nga paga për vitin 2013 si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, 2 milion e 44 mijë e 985 lekë.
12.Të ardhura neto nga paga e bashkëshortes 982 mijë e 680 lekë.
13.Të ardhura nga dhënie me qira e një ndërtese te Rruga e Kavajës, 12 mijë euro.
14.Të ardhura nga qiraja e apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 130.33 metra katrorë, 3 mijë euro.
15.Detyrimet shkollore të fëmijëve, 4 mijë euro.
16.Detyrim shkollor i vajzës 12 mijë euro.
Elisa Spiropali
Viti 2013
1.Gjendje cash të kursimeve ndër vite, 15 mijë euro.
2.Makinë tip “Opel” e vitit 2004, blerë me kursimet në vite, 200 mijë lekë.
3.Makinë tip “Mini coper” në përdorim.
4.Të ardhura të krijuara ndër vite nga angazhimet në firmën ligjore “Lanser & Kubitsche”, NeëYork 2005-2006, lëvizja “Mjaft”, 2006-2009, instituti “Agenda”, universiteti “UFO”, 35 mijë euro.
5.Gjendja në llogarinë rrjedhëse të pagës, 358 mijë e 942.92 lekë.
6.Të ardhura nga paga në pozicionin drejtor i përgjithshëm (periudha 1.10.2013-21.12.2013), 340 mijë e 327 lekë.
7.Të ardhura nga shpërblimet në pozicionin drejtor i përgjithshëm (periudha 1.10.2013-31.12.2013), 315 mijë lekë.
Igli Totozani
Viti 2012
1.Llogari page nga e cila shlyhet kredia, 3267 lekë.
2.Llogari dyemërore në bankë, 2237 euro.
3.Paga e Avokatit të Popullit, 1 milion e 888 mijë e 928 lekë.
4.Dieta shërbimi për vizita zyrtare jashtë shtetit, 880 euro.
5.dieta TAIEX, 240 euro.
6.Paga e bashkëshortes (Instituti Europian i Tiranës), 21 mijë e 862 euro.
7.Paga e bashkëshortes (Zonja e Këshillit të Mirë), 4320 euro.
8.Kredi bankare marrë në vitin 2003 për blerje apartamenti, në shumën 5 milion lekë, me interes 3%, përfituar nga Këshilli i Ministrave. Kësti mujor 23 mijë e 710.35 lekë. Shlyer deri në vitin 2012, 284 mijë e 524 lekë. Detyrimi i mbetur, 3 milion e 628 mijë e 175 lekë.
9.Kredi në bankë, marrë në janar 2012, në shumën 500 mijë lekë. Shlyer 210 mijë e 936 lekë, detyrimi i mbetur, 359 mijë e 15 lekë.
10.Overdraft në bankë, në shumën 298 mijë e 254 lekë.
11. Kredi në bankë, marrë në gusht 2012 në shumën 197 mijë e 700 lekë, nga e cila është shlyer 65 mijë e 900 lekë. Detyrimi i mbetur, 131 mijë e 800 lekë.
Viti 2013
1.Llogari page nga e cila bëhet shlyerja e kredisë, 707.8 lekë.
2. Llogari dyemërore me bashkëshorten, minus 1918 euro.
3.Llogari e re përfitim diete për fonde nga organizata të ndryshme, 528.2 euro.
4.Paga neto e Avokatit të Popullit, 1 milion e 891 mijë e 236 lekë.
5.Dieta për vizita zyrtare jashtë shtetit nga organizata ta ndryshme, 3739 euro.
6. Paga e bashkëshortes në Institutin Europian të Tiranës, 20 mijë e 960 euro.
7.Paga e bashkëshortes në formë paradhënie nga OSBE Kosovë, 1500 euro.
8. Marrë kësti i fundit i kontratës premtim-shitje, 12 mijë euro.
9.Të ardhura 2992 euro në3 formë rimbursimi shpenzimesh nga Këshilli i Europës për pjesëmarrje nëë katër konkurse në Strasburg.
10.Pagesa e kredisë për blerjen e apartamentit, 287 mijë e 339 lekë. Detyrimi i mbetur, 3 milion e 450 mijë e 63 lekë.
11. Pagesë për kredinë 210 mijë e 962 lekë. Detyrimi i mbetur 193 mijë e 705 lekë.
12. Overdraft 300 mijë lekë, nuk ka pasur shlyerje.
13.Pagesë 145 mijë e 587 lekë për të shlyher totalisht kredinë 197 mijë e 700 lekë.
14.Kredi konsumatore në shumën 33 mijë e 160 lekë. Shlyhen 13 mijë e e 184 lekë, detyrimi i mbetur, 24 mijë e 655 lekë.
15.Llogari e re bankare në Kosovë për përfitim page nga OSBE, 197 euro.
Leonard Bakillari mapo















