Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje tha se nëse nuk plotësohen kërkesat e lëvizjes, kjo e fundit nuk do e mbështesë qeverinë e “emergjencës”
Prishtinë 28 qershor 2014 – Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se edhe ndërkombëtarët por edhe njerëzit në Kosovë kanë filluar të mësohen me idenë se PDK nuk do të jetë më në pushtet. Shkuarja në zgjedhje të reja tha Kurti është e dëmshme sepse do të humbiste kohë Kosova. Por Kurti tha se nëse nuk plotësohen kërkesat e VV-së, kjo e fundit nuk do e mbështesë qeverinë e “emergjencës”.
Ndërkohë Kurti shtoi se “në fund vijnë edhe postet” duke shfaqur dëshirën e VV-së për të qenë pjesë e qeverisë. Por për këtë tha ai, duhet të vendos anëtarësia e VV-së. Ai pret që në javët e ardhshme të arrihet marrëveshje dhe të përmbyllen të gjitha fazat e bisedimeve. Duke folur në Argument Plus, Kurti tha se VV qëndron pas kërkesës për mos vazhdimin e dialogut.“Në aspektin politik qeveritë e deritanishme kësaj partie shtet kanë bërë vetëm pazare me Serbinë, çfarëdo që ka kërkuar Serbia në mënyrë që të marrin imunitetin prej EULEX-it në Kosovë. EULEX nuk i nguc këta për korrupsionin këtu ndërkaq këta vazhdojnë të jetojnë në aeroplanin Prishtinë-Bruksel dhe anasjelltas”, tha Kurti. Ai tha se Kosova duhet të ketë dialog të hapur me BE-në. Ai tha se Bashkimi Evropian po i trajton kosovarët si “pacient i cili vazhdimisht gënjehet se do të dal nga spitali”. Kurti tha se është optimist lidhur me koalicionin qeveritar opozitar. “Besoj që në këto takimet që kemi pasur ka pasur një farë lloj mirëkuptimi për qëndrimet e Vetëvendosjes edhe për propozimet tona më shumë se sa që duket publikisht”, tha Kurti.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















