Në fjalën e rastit, kryebashkiaku Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, tha se rruga nuk ka mbaruar, dhe se një pjesë e rëndësishme e saj është para shqiptarëve
Bashkia e Tiranës organizoi pasditën e sotme një koncert festiv, pranë Liqenit Artificial në Tiranë me rastin e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE. Në fjalën e rastit, kryebashkiaku Lulzim Basha, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike, tha se rruga nuk ka mbaruar, dhe se një pjesë e rëndësishme e saj është para shqiptarëve.
“Ne e dime se për vlerat që përfaqëson Evropa sot, ka një pjesë të madhe të qytetarve shqiptare që kanë treguar me vepra dhe jo me fjalë se kanë berë dhe do të bëjnë gjithçka për të ruajtur këto standarde, për të mos i cënuar, por për t’i çuar përpara. Për të kujtuar ata që u ngritën, në Dhjetorin e vitit 1990, dhe e nisën udhëtimin e pandalshëm drejt Evropës. Ky koncert domethënës është falënderim për të gjithë ata, që u flijuan për të kombin tonë. I dedikohet shumicës dërrmuese të shqiptarëve, atyre që sakrifikuan interesat e ngushta personale për një interes kombëtar, çdo kujt që nuk u ndal për të bërë pjesën e tij apo të saj. Kemi midis nesh shumë prej tyre, njëri prej tyre është dhe ish- Kryeministri Sali Berisha, pasi ka një meritë të veçantë”, tha gjatë fjalës së tij Basha.
“Në emër të Shqipërisë, në emër të lirisë, vizionit të saj, të së ardhmes së Kombit tonë. Ju uroj ta shijoni këtë ngjarje, ju që jeni të pranishëm, ata që s’kanë patur mundësi të vine, apo ata që janë ndaluar të vijnë të gëzojmë të gjithë së bashku”, përfundoi kryebashkiaku Basha.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















