“Të dy autorët e menduar se janë vrasës me pagesë janë ndjekur deri në kufi me Fushë-Krujën dhe te vendi i quajtur “Ura e Gjolës” kanë humbur gjurmët”-njoftoi policia
Policia hodhi në operacion helikopterët për të vazhduar për kërkim-ndjekjen e vrasësve të bankierit Artan Santo.
Policia thotë se ka ngritur pika kontrolli në Mamurras dhe Thumanë në rrugën që lidh Tiranën diku te 20-25 kilometra në veri dhe verilindje me qytetet pranë Krujë, Fushë-Krujë dhe Laç si dhe në disa rrugë dytësore.
Dy autorët sipas policisë dyshohet se kanë qëlluar me pistoletë drejt viktimës Santo, që fillimisht pësoi vdekje klinike dhe disa çaste më pas, ndërroi jetë.
Gazetarët e “Illyria”-s, Luljeta Progni dhe Jeton Selimi e Denion Ndrenika ishin në dy vendqëndrime në anë të kundërta diku te 50-60 metra larg kur dëgjuan zhurmë që u kuptua si një e shtënë arme, që mendohet të ketë e një polici drejt autorëve të dyshuar që largoheshim me motorr.
Një person pranë vendit të ngjarjes, i pakuptuar nëse ishte dëshmitar pamor, u dëgjua nga gazetarët tanë, teksa bënin fotografitë një vendngjarje, të thoshte se ishte qëlluar 7-8 herë.
Efektivi i parë që mendohet se qëlloi flitet të ketë qenë polic i Qarkullimit Rrugor dhe që ka vazhduar të ndjekë me motorr dy personat që ishin gjithashtu me një motorr “Scuter”.
“Të dy autorët e menduar se janë vrasës me pagesë janë ndjekur deri në kufi me Fushë-Krujën dhe te vendi i quajtur “Ura e Gjolës” kanë humbur gjurmët”-njoftoi policia.
Ndjekja vazhdon nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, policia dhe Repartet e Eliminimit dhe neutralzimit të Elementëve të Armatosur (RENEA)
Policia tha se dy shifrat e fundit në targën e motorrit ishin “09” dhe se autorët u larguan fillimisht drejt rrugës që të çon në parkun Kombëtar të Liqenit Artificial.
Vrasja ndodhi në një zonë tepër të populluar në një kryqëzim të vogël në zonën e ish-Bllokut, vendbanimi i udhëheqësve të diktaturës komuniste, pranë selisë së Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë dhe bankës “Credins”
Viktima ishte drejtori i Bankës së Kursimeve, mandej drejtor i Përgjithshëm i bankës “Credins”, bashkëpronar i grupit mediatik “Focus Group” (“gazeta “Panorama”, “News 24”, “Radio Shqiptare”) dhe pronar i televizionit të vetëm me karakter ekonomik “TV Scan”.













