Grupi hetimor sipas policisë, po punon me intensitet për të zbardhur ngjarjen dhe identifikuar autorët
100 mijë euro apo thuajse 200 mijë dollarë amerikanë është shuma e vendosur si dëmshpërblim për lajmëtarin e vendndodhjes apo të dhënave që mundësojnë kapjen e vrasësve të bankierit Artan Santo.
Policia konfirmoi shumën e vendosur që është dhjetë herë më e madhe se e mëparshmja që u njoftua pas vrasjes së bankierit.
Policia e Tiranës tha se cilido qoftë lajmëtari për autorët le të telefonojë në numrin ++ 355 (0) 069 41 00 003 si dhe në numrin pa pagesë “129”.
“Kërkojmë bashkëpunimin qytetar për të telefonuar për informacione. Personit që njofton, do t’i ruhet anonimati. Shpërblim dhe ruajtje anonimati për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorëve”-thotë policia.
Grupi hetimor po sipas policisë, po punon me intensitet për të zbardhur ngjarjen e identifikuar autorët.
Ndërkaq, u publikua edhe një fotografi e dy personave në motorr që besohet të jetë e autorëve të vrasjes.
Fotografia është marrë nga kamerat policore në një udhëkqyr në rrugën dalëse nga ish-Blloku, në rrugën drejt lagjes Tirana e Re, drejt Presidencës së Republikës dhe drejt Parkut Kombëtar të Liqenit Artificial














