Kryeministri Edi Rama shprehet optimist për marrjen e statusit, ndërsa kujton vitet ’90 kur nisi edhe rrugëtimi i Shqipërisë për tu bërë si gjithë Europa.
“Dhjetor’90 në fillim-rrugën për Shqipërinë si gjithë Europa në qytetin Studenti. Sot në pritje të statusit kandidat”, shkruan kryeministri në Twitter.
Shqipëria pret sot, vendimin e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për statusin e vendit kandidat. Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian u mblodhën dje, në Luksemburg, në një takim dyditor ku pritet të merret dhe një vendim për statusin kandidat për Shqipërinë.













