Pyetjes se si mundet qe Lazarati u la me vite te njolloste imazhin e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sot në Forumin Ekonomik “Tako Shqiperine ne Deutsche Bank” se kjo gjë ka ndodhur per shkak të rrënjëve që Lazarati ka pasur deri më tani në qeveri.
Sa i përket përfundimit të operacionit të policisë në Lazarat, kreu i qeverisë shqiptare është shprehur se operacioni do të përfundojë pasi të jete vendosur plotesisht sundimi i ligjit.
“Pyetj:Kur do perfundoje operacioni ne Lazarat?Pergj:Kur te jete vendosur plotesisht sundimi i ligjit” shkruan Rama në Twitter.
Operacioni i policise në Lazarat ka pasur jehonë edhe në mediat e huaja. Kjo gjë duket se ka ndikuar pozitivisht tek vendet të cilat nuk kanë vendosur ende nëse do të jenë pro apo kundër statusit për Shqipërinë.















