Gazeta zvicerane Neue Zürcher Zeitung, rikujton propozimin e Hashim Thaçit dhe të Ivica Dacicit për Çmimin Nobel për Paqe. “Në vendet e tyre lajmi u prit me skepticizëm”, thuhet në artikull, duke shtuar se propozimi i tyre bie ndesh me parimet e Alfred Nobelit, meqë nuk u arrit paqja mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe Ministri i Jashtëm të Serbisë, Ivica Dacic, janë dominuar për këtë çmim nga dy palë: nga politikanët në Kongresin amerikan dhe nga socialdemokratët në Parlamentin evropian.
Dacic dhe Thaçi, sipas tyre, duhet ta fitojnë çmimin, meqë në prillin e kaluar në Bruksel arritën Marrëveshjen për normalizimin e raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“A e meritojnë çmimin? Për këtë mund të merrni vetëm përgjigje ironike. Madje vica Dacic u tha gazetarëve se e konsideron për përparim këtë meqë kandidatura e tij për Tribunalin e Hagës për Krime Lufte u shndërrua në kandidaturën për Nobel”, shkruan mediumi zviceran, transmeton Telegrafi.
Gazeta zvicerane rikujton se Alfred Nobel. që e ka lënë në trashëgim këtë çmim, ka caktuar qartë rregullat: mund ta marrë vetëm ai “i cili ka kontribuar më së shumti ose më së miri për pajtimin e kombeve”.
“Nëse i shikoni motivet e dy politikanëve të marrëveshjes së Brukselit, tregohet pragmatizmi dhe oportunizmi në aspektin e afrimit në Bashkimin Evropian. Por, nuk ndjehet dëshira për pajtim të vërtet”, shkruan NZZ.
“Deri në vjeshtë, kur ndahet çmimi, ka kohë që kjo dëshirë të dëshmohet. Shembull mund të jetë kisha e pambaruar në qendër të Prishtinës. Kisha është ndërtuar pas vitit 1995 si simbol pushteti dhe pas lufte ajo disa herë është ‘përdhosur’. Politikanët shqiptarë në Kosovë ka kohë që lajmërojnë shkatërrimin, gjë që shkakton zemërim dhe protesta të popëve. Por, përfundimi i kishës aty ku nuk ka serbë do të jetë absurd, ndërsa shkatërrimi do të ishte goditje për paqen fetare. Çfarë duhet bërë? Të bëhet qendër takimi? Muze i bashkëjetesës shqiptaro-serbe? A duhet dhënë Dacicit dhe Thaçit një detyrë për të bërë projektin e duhur për këtë? Nëse e gjejnë zgjidhjen, ndoshta përnjëmend e meritojnë çmimin Nobel”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















