• Latest
  • Trending
  • All

Irisi përcillet për në banesën e fundit

05/05/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 14 June, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Irisi përcillet për në banesën e fundit

05/05/2016
in Lajme

Nëna e Iris Belbës, studentes që vrau veten duke u hedhur nga kati i 16-të i ndërtesës “Sky Tower”, kishte rreth një vit që ishte shpërngulur nga Fieri për të qëndruar pranë vajzës, pasi ajo po kurohej për depresion, por… nuk ka mundur të shmangë fatin tragjik të saj. Kjo e ka bërë edhe më të madhe dhimbjen e dy prindërve, saqë babai i vajzës 22-vjeçare ka pësuar paralizë faciale nga humbja e së bijës, të cilës dje i ka dhënë lamtumirën e fundit. Qindra të afërm, miq, e dashamirës të familjes Belba, kanë përcjellë për në banesën e fundit studenten. Familja Belba ka vendosur që studentja bukuroshe që i dha fund jetës në moshën më të bukur, të prehet në varrezat e qytetit të Fierit, ku ata e rritën duke u përpjekur ta edukojnë e arsimojnë në institucionet më të mira arsimore.

Lamtumira mes qindra njerëzve

Rreth orës 14:30 ka mbërritur në varrezat e qytetit të Fierit kortezhi ku mes atyre që kishin ardhur t’i jepnin lamtumirën e fundit Irisit ishin edhe pedagogë e shoqe të saj. Qindra buqeta me lule janë vendosur mbi arkëmortin e 22-vjeçares, teksa nëna, babai, vëllai dhe gjyshi i saj, Todi, nuk arrinin dot t’i përmbanin ngashërimet dhe lotët teksa ajo do të ndahej përgjithmonë nga ata. Babai i nënës, Todi, nuk është përmbajtur duke shpërthyer në ngashërime e thirrje që i drejtonte mbesës së pajetë. “Ku të të gjej Iris? Pse ike? Dua Irisin tim! Ku të të gjej tani gjyshi ty?”, shprehte dhimbjen e tij i moshuari që kishte ardhur në ceremoninë mortore me paterica, pasi ishte operuar para disa javësh.

Gjatë leximit të nekrologjisë, familjarët e kanë cilësuar si lulen e bukur të familjes së tyre Irisin, e cila ishte gjithmonë e buzëqeshur, por që tashmë mungesa e saj e kishte krijuar një boshllëk të pariparueshëm. “Ti na le bosh. Ishe si një dritë, si një lule që shkëlqeje me buzëqeshjen tënde. Ti ishe një engjëll, shembulli i fëmijës së mirë, të edukuar e studioze e dashur. Por sot ti ike kaq papritur, duke e ndërprerë jetën tënde e duke na krijuar një hapësirë boshe, një dhimbje shumë të madhe, të pariparueshme”, u tha midis të tjerave gjatë leximit të nekrologjisë.

Në ceremoninë mortore nuk kanë munguar as miqtë e prindërve e të vëllait të 22-vjeçares, disa prej të cilëve kishin ardhur nga jashtë shtetit për t’u qëndruar pranë në këto çaste të vështira. Të gjithë qëndronin të heshtur para dhimbjes që kishte shkaktuar largimi i parakohshëm nga jeta i Irisit dhe e kishin të vështirë të tregonin atë që ndienin. Madje edhe shoqet e mikeshat e saj të Fakultetit të Ekonomikut e kanë pasur të vështirë të flasin gjatë, për të treguar se cila ishte Irisi. Shkurtimisht njëra prej tyre tregon me zë të mekët se Irisi ishte mjaft e dashur, e sjellshme dhe se përpiqej të mësonte sa më shumë.

“Nuk di ç’të them. Na iku para kohe një shoqe…. Ishte kaq e re, në lule të moshës. Ishte mjaft e dashur dhe e sjellshme. Studionte shumë dhe përpiqej t’i ndihmonte të tjerët. Nuk dimë t’i japim shpjegim asaj që ndodhi. Me aq sa dimë, prindërit kujdeseshin shumë për të. I qëndronin pranë. Për ne është një humbje e madhe. Nuk di ç’të them më”, pohoi një prej shoqeve të saj pas ceremonisë së varrimit. Por, veç shoqeve të kursit dhe pedagogëve, në ceremoninë mortore kanë qenë të pranishëm edhe nxënës e mësues të shkollës jopublike “Flatrat e Dijes”, ku e ndjera ka mësuar në shkollën nëntëvjeçare dhe atë të mesme

Historia e Irisit dhe e familjes

Familja Belba ka jetuar për rreth dy dekada në qytetin e Fierit, derisa Irisi ka nisur studimet e larta në Tiranë. Dashamiri ka punuar me importin e mobilieve nga Turqia dhe sipas të afërmve nuk kishin probleme ekonomike. Kurse nëna e studentes, Esmeralda ka qenë e angazhuar në sport kur ka qenë e re. Nga martesa e tyre, ata kanë gëzuar një djalë që tani i ka mbushur 26 vjeç dhe Irisin. Por, problemet e vajzës duket se e kanë tronditur familjen Belba pak vite më parë, të cilët edhe pse janë përpjekur të marrin masa për të parandaluar më të keqen nuk ia kanë dalë dot.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sipas të afërmve dhe disa fqinjëve të familjes Belba, kur Irisi ka qenë duke përfunduar provimet e maturës, ka shfaqur rëndesë psikologjike. Ata shprehen se nuk kanë ditur ndonjë arsye pse vajza mund të jetë rënduar psikologjikisht, por dyshojnë për shkak të angazhimeve të saj në mësime. Gjithashtu, ata pohojnë se kanë pasur dijeni se ajo merrte edhe pilula kundër depresionit, por duket se barnat nuk e kanë dhënë efektin e duhur. Kur ka shkuar në shkollë të lartë shqetësimet e saj kanë vazhduar dhe janë kthyer në kronike duke bërë që 22-vjeçarja të jetojë në gjendje depresioni. Rreth një vit më parë, ajo ishte dërguar nga prindërit për një vizitë mjekësore në Greqi. Që nga ai moment, ajo kurohej me ilaçe, ndërsa nëna e saj është transferuar në Tiranë, me qëllim që t’i qëndronte pranë. Sipas të afërmve, vajza ka arritur rezultate të mira edhe në fakultet. Ata shtojnë se ajo ishte një vajzë me sedër dhe ishte e fokusuar te studimet.

Ndërkohë, nga të njohur të tjerë të familjes Belba mësohet se Irisi kishte pasur shqetësime psikologjike gjatë gjithë kohës kur ka qenë me studime në shkollë të lartë në Tiranë. Madje, sipas atyre që ata pohojnë se kanë dëgjuar, sjelljet e saj ndonjëherë të pakuptueshme kishin bërë që disa prej shoqeve t’i qëndronin larg. Sipas nënës së një prej shoqeve të saj, e cila nuk ka preferuar të identifikohet, një herë Irisi i kishte shprehur një mendim të çuditshëm vajzës së saj teksa ishin duke kaluar një rrugë automobilistike. Mësohet që Irisi ta ketë pyetur shoqen me të cilën po ecte, se sikur të hidhej para makinës, çfarë mund të ndodhte. Ky mendim i Irisit duket se e ka trembur shoqen e saj, e cila ka nisur t’i qëndrojë më larg. Sipas të njohurve të familjes Belba, mund të ketë qenë mbingarkesa e studimeve në një kohë që ajo vuante nga depresioni që e ka çuar drejt marrjes së vendimit për t’i dhënë fund jetës në këtë mënyrë.

Post Views: 145
Tags: botë e ndyrëedi ramaFamilja BelbaIris BelbapafajësiSky Towervetvrasje
Previous Post

Eurosocialistët shqiptarë ftojnë rinorët e Tadiçit, jo socialistët e Kosovës

Next Post

Analistët: Kosova gjendet para një krize institucionale

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Analistët: Kosova gjendet para një krize institucionale

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.