Ramush Haradinaj,lideri i AAK-së, dhe i nominuari për kryeministër nga opozita, ka takuar sot gjatë ditës diplomatë të lartë ndërkombëtar të akredituar në Prishtinë.
Tema kryesore në mes Haradinaj dhe liderëve ndërkombëtarë ka qenë marrëveshja e arritur në mes opozitës dhe planet që ka për t’u bërë kryeministër me votat e deputetëve në Kuvend.
Haradinaj u ka premtuar diplomatëve perëndimorë se nëse ai merr drejtimin e qeverisë, do të vazhdojë me intensitet të njëjtë dialogun me Serbinë dhe se do të zbatojë marrëveshjet e arritura deri tash,raporton KTV.














