Konsumatorët e energjisë në zonat informale dhe ata që s’kanë matës do të faturohen përmes sistemit aforfe nga ana e “CEZ shpërndarje”, ndërkohë që nuk do të kryhet asnjë lidhje e re në rrjet nga ana e kësaj kompanie në rast se të interesuarit nuk zotërojnë dokumentin e pronësisë së objektit. Masat e reja janë përcaktuar përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave “Mbi problemet e Furnizimit të Energjisë Elektrike në zonat informale dhe për klientët që nuk plotësojnë kushtet teknike”, i miratuar dhe i publikuar në Fletoren Zyrtare. “Çdo konsumator që përdor energji elektrike duhet të faturohet sipas regjistrimeve të aparateve matëse, siç është përcaktuar në nenin 51 të ligjit nr. 9072, datë 22.5.2003 ‘Për sektorin e energjisë elektrike’, të ndryshuar. Konsumatorët e tjerë të cilët përdorin energji elektrike të papajisur me matës, duhet të faturohen në përputhje me nenin 52 të këtij ligji dhe vendimit të ERE-s nr. 146, datë 24.12.2013, ‘Mbi kërkesën e ‘CEZ Shpërndarje’ sh.a. në administrim të përkohshëm për vendosjen e faturimit aforfe’”, përcakton vendimi i qeverisë.
Lidhjet e reja
Nga ana tjetër, vendimi siguron që të mos i kryhet lidhja në rrjet asnjë objekti të cilit i mungon certifikata e pronësisë. “Për lidhjen e konsumatorëve të energjisë elektrike në rrjetin e shpërndarjes, në pamundësi të një dokumentacioni pronësie, të pezullohet për një afat të pacaktuar zbatimi i pikës 3.1.6 të ‘Rregullores për lidhjet e reja në rrjetin e shpërndarjes’, miratuar me vendimin e Bordit të Komisionerëve nr. 22, datë 25.2.2012″, përcaktohet më tej në vendimin e propozuar nga Enti Rregullator i Energjisë. Tabela e çmimeve aforfe është miratuar vitin e shkuar dhe përcakton çmime të ndryshme për zona të ndryshme të territorit.
Tarifat
Sipas vendimit të ERE-s, faturimi aforfe për një familje në Tiranë, brenda qytetit, do të llogaritet për 600 kw/orë në dimër dhe vlera e faturës shkon në 6360 lekë pa TVSh, ndërsa në verë, 400 kw dhe vlera e faturës shkon në 3660 lekë pa TVSh. Për të njëjtën zonë, por për stinën e verës, një familjeje pa matës ose me matës të dëmtuar do t’i faturohen 400 kw/orë në qytet, ku vlera e faturës shkon në 3660 lekë pa TVSh, dhe 300 kw/orë në fshat, ku vlera e faturës shkon në 2310 lekë pa TVSh. Qyteti i Durrësit do të faturohet për 500 kw/orë në dimër, ndërsa fshatrat e tij për 400 kw/orë. Ndërsa në verë, qyteti do të faturohet për 400 kw/orë, ndërsa fshatrat për 300 kw/orë. Qyteti i Fierit, në dimër do të faturohet për 500 kw/orë, ndërsa fshatrat për 350 kw/orë. Ndërsa në verë, faturimi do të jetë për 400 kw/orë për qytetin dhe 350 për fshatin. ERE ka vendosur që faturimi aforfe të bëhet thuajse i njëjtë për të gjitha zonat e vendit, sipas ndarjes qytet-fshat. Një faturë aforfe me 600 kw llogaritet të kushtojë rreth 7600 lekë me TVSh. Por për shumë familje kjo mund të lërë hapësirë abuzimi, pasi ato mund të shpenzojnë shumë herë më tepër energji sesa ajo e faturuar.
FATURAT AFORFE TË ENERGJISË SIPAS ZONAVE
Rrethi qytet/fshat- Tarifa për familje – Vlera në lekë (pa TVSh)
Tiranë/qytet 600 kw/orë në dimër 6360
Tiranë/qytet 400 kw/orë në verë 3660
Tiranë/fshat 400 kw/orë në dimër 3660
Tiranë/fshat 300 kw/orë në verë 2310
Durrës/qytet 500 kw/orë në dimër 5010
Durrës/qytet 400 kw/orë në verë 3660
Durrës/fshat 400 kw/orë në dimër 3660
Durrës/fshat 300 kw/orë në verë 2310
Fieri/qytet 500 kw/orë në dimër 5010
Fieri/qytet 400 kw/orë në verë 3660
Fier/fshat 350 kw/orë në dimër 2985
Fier/fshat 350 kw/orë në verë 2985
Elbasan/qytet 500kw/orë në dimër 5010
Elbasan/fshat 300 kw/orë në verë 2310
Elbasan/qytet 400 kw/orë në dimër 3660
Elbasan/fshat 300 kw/orë në verë 2310
Korçë/qytet 500 kw/orë në dimër 5010
Korçë/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Korçë/fshat 350 kw/orë në dimër 2985
Korçë/fshat 250 kw/orë në verë 1925
Pogradec/qytet 450 kw/orë në dimër 4335
Pogradec/qytet 250 kw/orë në verë 1925
Pogradec/fshat 300 kw/orë në dimër 2310
Pogradec/fshat 200 kw/orë në verë 1540
Gjirokastër/qytet 450 kw/orë në dimër 4335
Gjirokastër/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Gjirokastër/fshat 350 kw/orë në dimër 2985
Gjirokastër/fshat 250 kw/orë në verë 1925
Sarandë/qytet 500 kw/orë në dimër 5010
Sarandë/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Sarandë/fshat 400 kw/orë në dimër 3660
Sarandë/fshat 250 kw/orë në verë 1925
Tepelenë/qytet 450 kw/orë në dimër 4335
Tepelenë/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Tepelenë/fshat 350 kw/orë në dimër 2985
Tepelenë/ fshat 200 kw/orë në verë 1540
Shkodër/qytet 500 kw/orë në dimër 5010
Shkodër/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Shkodër/ fshat 400 kw/orë në dimër 3660
Shkodër/ fshat 250 kw/orë në verë 1925
Berat/qytet 500 kw/orë në dimër 5010
Berat/qytet 350 kw/orë në verë 2985
Berat/fshat 400 kw/orë në dimër 3660
Berat/fshat 250 kw/orë në verë 1925
Kukës/qytet 550 kw/orë në dimër 5685
Kukës/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Kukës/fshat 400 kw/orë në dimër 3660
Kukës/fshat 250 kw/orë në verë 1925
Burrel/qytet 450 kw/orë në dimër 4335
Burrel/qytet 300 kw/orë në verë 2310
Burrel/fshat 300 kw/orë në dimër 2310
Burrel/fshat 250 kw/orë në verë 1925
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...














