Ish-i përndjekuri Kujtim Kaziu tenton të vetëdigjet sërish me benzinë. Kjo është hera e tretë që ky ish-i përndjekur tenton t’i vërë flakën vetes.
Ngjarja ka ndodhur dje para postës së qytetit të Durrësit, ndërsa mësohet se është ndaluar nga një kalimtar i rastit.
Pas kontrollit policia deklaroi se Kaziut i janë gjetur 0.5 litër benzinë dhe një shkrepëse.
Në polici Kaziu ka deklaruar se, “Shkova në Postë për të kërkuar punë, pasi nuk më ofruan punë, vendosa të digjem”.
Mësohet se Kaziu jeton në lagjen 14 në Shkozet. Disa javë me parë ai tentoi të digjej në transmetim direkt në studion e News 24, ndërsa më herët gjatë një proteste të ish-të përndjekurve për dëmshpërblimet.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















