Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi sot se të gjitha seancat gjyqësore ndaj Dritan Dajtit do të bëhen me dyert të mbyllura.
Vendimi i gjykatës ka ardhur për shkaqe që lidhen me sigurinë, dhe shantazhet e vazhdueshme ndaj gjyqtarëve. Po kështu, ky vendim u mor dhe për shkak të ngjarjeve më të fundit që lidhen me veprimet e Dajtit.
Brenda një harku kohor prej një jave, Dritan Dajti shkaktoi dy incidente. Si fillim, Dajti ka djegur në dhomën e tij një batanije, si dhe dy ditë më pas është konfliktuar me shefin e policisë së burgut 313.
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...















