• Latest
  • Trending
  • All

 Atifete Jahjaga:Diaspora një thesar kombëtar që karakterizon vendet tona

22/09/2022

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

 Atifete Jahjaga:Diaspora një thesar kombëtar që karakterizon vendet tona

22/09/2022
in Aktualitet

Presidentja e parë e Kosovës znj. Atifete Jahjaga e vlerësoi Samitin e Grave të Biznesit në Diasporë dhe u shpreh se Diasporës, tashmë përveç se i duhet përkrahja morale, i duhet edhe infrastruktura për të investuar e për të zgjeruar biznesin. Jahjaga tha se është jetike që qeveritë së bashku me institucionet që i kontrollojnë ekonomitë, të jenë në bashkëpunim të ngushtë e të kenë komunikim të vazhdueshëm me sipërmarrësit në Diasporë.

Fjala e plotë:

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Është një nder i jashtëzakonshëm të marr pjesë në këtë samit sot, e të jem në mesin e shumë grave të fuqishme të cilat përveç që kanë arritur të korrin sukses në industri të dominuara nga burrat, kanë kontribuuar konkretisht në përmirësimin e jetës së shumë vajzave e grave të tjera përmes punësimit dhe hapjes së mundësive të reja.

Në secilin nga diskutimet ku përflitet fuqizimi i gruas, kam një qëndrim të prerë dhe të paluhatur për një kohë të gjatë. Fuqizimi i plotë i një gruaje – përveç edukimit, trajtimit të barabartë në familje e shoqëri, e mundësisë për qasje në resurse – arrihet kur ajo pavarësohet financiarisht.

Fuqizimi financiar i një gruaje implikon gjithë familjen e saj, dhe jo vetëm atë si një punëtore që paguhet për kontributin që ajo jep në profesion. Ka hulumtime të shumta që e dëshmojnë që një grua si kryefamiljare dedikon shumë më shumë resurse financiare për mirëqenien e përgjithshme të familjes, krahasuar me një kryefamiljar burrë.

Dhe në fakt, nuk kemi nevojë për hulumtime për ta kuptuar vërtetësinë e këtij fakti. Nisemi prej nënave e gjysheve tona, të cilat gjithnjë kanë pasur mjete të dedikuara për secilën nevojë të fëmijëve të tyre, për nevojat e shtëpisë, e për mbarëvajtjen e punëve.

Kur një grua fiton dhe menaxhon paranë e saj, potenciali i saj prekë secilën sferë të jetës – duke filluar që nga perceptimi pozitiv i shoqërisë për të e deri tek vlerësimi i saj për veten – të gjitha shumëfishohen eksponencialisht.

Gratë sipërmarrëse prezente në këtë diskutim besoj se janë të vetëdijshme se sa i rëndësishëm është biznesi i tyre, jo vetëm në aspektin ekonomik personal, por edhe në sferën kulturore e shoqërore. Shpeshherë fokusohemi vetëm tek përfitimet ekonomike, sepse tek e fundit ky është synimi i secilës ndërmarrje – maksimizimi i përfitimeve – ama, jo mjaftueshëm reflektojmë mbi aspektin social që këto ndërmarrje mund të kenë.

Të akumulosh pasuri dhe të kontribuosh në shoqëri nuk e përjashtojnë njërën apo tjetrën. Në fakt, pasuria dhe kontributi në shoqëri duhet patjetër të gërshetohen.

Gratë në biznes, jo vetëm në pozita administrative, por menaxhuese e udhëheqëse nuk duhet të jenë vetëm tema interesante për tryeza të rrumbullakëta apo konferenca. Ato duhet të jenë prioritet kombëtar i secilës qeveri për të pasur një ekonomi të zhvilluar e një shoqëri të shëndoshë. E, kur jemi tek prioritetet e qeverisë dhe shfrytëzimi i plotë i potencialit të hisedarëve të saj, diaspora është një thesar kombëtar që i karakterizon të dyja vendet tona – Kosovën dhe Shqipërinë.

Diaspora shqiptare në mbarë botën vazhdon të jetë e lidhur emocionalisht me vendet amë. Kjo është arsyeja pse ekonomitë tona janë të varura nga remitencat, që mundësojnë mos vërejtjen e tkurrjes ekonomike, e sidomos në këtë periudhë sfiduese për gjithë botën. Pa remitencat e diasporës, shumë familje do të pësonin shok ekonomik, e do të kalonin në anën tjetër të pragut të varfërisë, e cila do iu pamundësonte atyre çasje në edukim, punësim, e shëndetësi.

Por, shumë më shumë se përmes dërgimit e remitencave, diaspora do ta përmirësonte situatën ekonomike, por edhe shoqërore, nëse ato para do t‘i investonte ne vendin amë. Nëse sipërmarrësit dhe sipërmarrëset shqiptare në mbarë botën do të dedikonin një pjesë të mjeteve për investim në vendin nga i cili kanë ardhur, jam e bindur që situata do të ndryshonte për të mirë. Siç thotë edhe proverbi që tanimë është klishe (por ka një arsye legjitime pse ca fjalë shndërrohen në klishe) „nëse ia jepni njeriut një peshk, e ushqeni për një ditë. Nëse e mësoni njëriun të peshkojë, e ushqeni për gjithë jetën“. E në këtë çështje, qeveritë duhet të lehtësojnë qasjen e diasporës në ekonomi, e të mundësojnë hapjen e më shumë bizneseve. Diasporës, përveç që i duhet përkrahja morale, i duhet edhe infrastruktura për të investuar e për të zgjeruar biznesin. Prandaj është jetike që qeveritë së bashku me institucionet që i kontrollojnë ekonomitë, të jenë në bashkëpunim të ngushtë e të kenë komunikim të vazhdueshëm.

Dhebesoj që kjo konferencë sot, është një thirrje për diasporën shqiptare, duke përdorur të njejtën analogji si të peshkut më lart që ta ndihmojmë shoqërinë shqiptare të ushqehet për tërë jetën.

Edhe në kontekstin e diasporës, duhet implementuar perspektivën gjinore. Cështja gjinore nuk duhet të trajtohet si temë më vete, e izoluar nga komponentet tjera të shoqërisë. Ajo prek secilën nga fushat e jetës, pa të cilën nuk mund të kemi as ekonomi të shëndoshë e stabile, e as shoqëri përparimtare.

Gruaja ekselente… çfarë është ajo?

Gruaja ekselente, sipas përkufizimit të përgjithshëm, është ajo që ka arritur të korrë sukses në profesion, të udhëheqë një organizatë, të menaxhojë një biznes, apo të jetë në krye të një institucioni. Por, më duhet ta komplementoj këtë përkufizim duke shtuar që gruaja ekselente gjindet në secilën shtëpi shqiptare sepse nuk është e lehtë për asnjërën prej tyre të mbijetojë në një sistem ku trajtohet si më pak e rëndësishme – ku privohet nga e drejta e trashëgimisë, e drejta për të punuar, e e drejta për t’u shkolluar.

Është detyrë e neve që jemi këtu, që veçse jemi të privilegjuar me një pavarësi financiare, të ndihmojmë grupin e dytë që t’i bashkangjitet grupit të parë të grave ekselente, sepse të vetme ato nuk mund t’ia dalin.

Previous Post

Rrumbullaku pret në takim ambasadorin britanik në Shqipëri: Prioritet lufta ndaj migracionit dhe trafiqeve të paligjshme

Next Post

Non-pejpëri i rremë serb, dokumenti origjinal franko-gjerman dhe rruga njëkalimëshe e njohjes së Kosovës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Non-pejpëri i rremë serb, dokumenti origjinal franko-gjerman dhe rruga njëkalimëshe e njohjes së Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.