Një efektiv policie është dhu.nuar nga një shqiptar dhe ka përfunduar i shtruar në spital. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në sheshin Gaios në Paxos, Greqi.
Mësohet se efektivi në orët e para të ditës së djeshme, ka qenë duke ecur në shesh, në momentin që është përballur me shqiptarin. Të dy, kanë de batuar me njëri-tjetrin, ndërsa shqiptari e ka su.lmuar dhe dhu.nuar.
Efektivi i policisë është dërguar në spital, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa shqiptari është vënë në pra.nga. Dëshmia e policit, që ndodhet në spitalin e Janinës, pritet të zbardhë më tepër detaje.



















