Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka bërë sot riaktualizimin e listës së karantinës gjegjësisht atë të vendeve me rrezik.
Në këtë listë tani BAG ka vendosur edhe Shqipërinë. Të kujtojmë: Shqipëria gjatë ishte i vetmi vend i Ballkanit Perëndimor jashtë kësaj liste deri më tani, shkruan albinfo.ch.
Po kështu në listën “e zezë” të Zvicrës tashmë kanë hyrë edhe ishujt Balearik, Belgjika, Malta dhe India, të cilësuara ndërkohë si zona me një rrezik të rritur të infeksionit.
Ndërkaq, Serbia dhe Singapori janë hequr nga lista.
Kushdo që hyn në Zvicër nga këto rajone duhet të karantinohet për dhjetë ditë. Ndryshimi do të hyjë në fuqi të enjten, 20 gusht 2020, ka njoftuar BAG të martën.
53 shtete dhe zona tani janë në listën e vendeve të rrezikut ndërsa më parë ishin 46
Përveç destinacioneve të njohura të udhëtimit si SH.B.A, Meksika, Republika Dominikane dhe Afrika e Jugut, në këtë listë janë edhe disa vende të Evropës Lindore si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja dhe Hercegovina. Spanja kontinentale është shtua në listë në 8 gusht. Ishujt Kanarie nuk figurojnë në të.
Lista e plotë e “Karantinës”
Shqipëria Andorra Argjentina Armenia Aruba Bahamas Bahrain Belgjika Belize Palestina Bolivia Bosnja dhe Hercegovina Brazili Cabo Verde Kili Costa Rica Republika Dominikane Ekuadori El Salvadori Eswatini (Swasiland) Ishujt Faroe Gjibraltari Guam Guatemala Honduras India Iraku Izraeli Kazakistani Katari Kirgisistani Kolumbia Kosova Kuvajti Luksemburgu Maledivet Malta Mekika Moldavia Monaco Mali i Zi Namibia Maqedonia e Veiut Omani Panama Peruja Rumaniea Sint Maarten Spanja inkl. Balearet (pa Kanaren) Afrika e Jugut Surinami Ishujt Turks- Caicos SHBA (përfshirë Puerto Rico dhe US Virgin Islands) *(me ngjyrë të mbyllur janë vendet e përfshira rishtas në listë)



















