• Latest
  • Trending
  • All

Pse nuk u regjistrua diaspora?

05/07/2020

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Friday, 1 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Pse nuk u regjistrua diaspora?

05/07/2020
in Diaspora, Opinion

dhe disa pikëpyetje për Ministrin e Shtetit për Diasporën

Petrit Kuçana

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Krejtësisht në befasi është gjendur stafi i ambasadës shqiptare në Londër, kur në dyert e ambasadës është shfaqur një studente që kishte një kërkesë të thjeshtë: “Unë jam një studente këtu në Londër dhe kam ardhur të regjistrohem” .  E befasuar me befasinë deri në huti të stafit të ambasadës, ajo ishte mundur që të “justifikonte” veprimin e saj, me praktikën që koleget e saj të universitetit nga vendet e ndryshme të botës, e ndjekin gjithandej. Por ambasadat shqiptare në botë nuk e kanë një praktikë të tillë.

Të kujtohet historia e kësaj studenteje, ndërsa Tirana  vazhdon të “lëshojë” lajme për votën e  diasporës, që mbeten kaq shumë të pashtjelluara, sa edhe sot e kësaj dite askush nuk mund ta thotë me siguri nëse do të votojë diaspora apo jo në zgjedhjet e ardhshme.

Ajo që ka rënë në sy, më së shumti, është “shërimi” i ministrit  për Diasporën, Pandeli Majko, që nga dita kur KKD zhvilloi live një bisedë me kryeministrin.  Mbase nuk duhet qëmtuar edhe aq momenti kur u zgjodh koha për këtë bisedë, (në të njëjtën minutë që parlamenti evropian po diskutonte për Shqipërinë) sesa përmbajtja, ndërkohë që kryeministri shprehte çudinë se pse duhet të kishte dyshime, thua se nuk ishte i njëjti që vendosi mbylljen e kufirit, duke lënë shqiptarët e “jashtë-Shqipërisë” të shijonin acarin e netëve të ftohta, derisa ua paguan hotelet.  Ato pamjet nuk harrohen lehtë, jo vetëm nga mërgimtarët.

Gjithsesi, më tepër se personalizimi i premtimit (nuk ka parti politike që nuk e ka premtuar) duken në mospërputhje tonet “flakë për flakë” të ministrit Majko me një realitet që nuk mund të propagandohet.

Të paktën jo tek mërgimtarët, apo siç i pëlqen Majkos, shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.

Përveç ndonjë foto me Majkon nuk mund të gjendet një “bëmë” apo qoftë edhe një “lehtësi” të krijuar për ta, që kur partia e Majkos erdhi në pushtet, apo qoftë edhe kur Majko u bë ministër pa portofol, siç quhet ndryshe ministër shteti. (Për sqarim pozicioni i Majkos është i njëjtë me atë të Spiropalit, të dy janë ministra shteti).

Pikërisht tani në këtë kohë “u shpërfaq” edhe meraku që diaspora nuk qenka e regjistruar?!.

Krejt naive do të ishte pyetja që kush e pengoi Majkon apo qeverinë që të regjistronte diasporën?!

Kujtojmë këtu që teknikisht kjo gjë është “sosur” që më 18.2.2016.

(Ligj Nr.14/2016 Për identifikimin dhe regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë, miratuar në parlament me datën 18.2.2016)

Mbase do të dukej tendencioze pyetja se sa emigrantë shqiptarë ekzistojnë në databazën e Majkos.

A kemi dëgjuar qoftë edhe një fjali të vetme për këtë?

A mund të fillonte këtu puna e Ministrit Majko? E gjitha që ka mbetur në mbamendje, mund të jenë fotografitë në shtegtimet që ka bërë nëpër diasporë.

Në cilindo shtet normal ministri (me apo pa portofol) llogaridhënien e ka detyrë parësore, por “pasioni” që shfaq Majko për votën e diasporës, mjerisht duket më shumë si “justifikim” për vendin e punës.

Vazhdojmë t’i referohemi shifrave të INSTAT për një shifër mbi 1.6 milionë të diasporës së “Shqipërisë zyrtare” që presupozohet të larguarit që nga vitet 1990, e kushedi sa do të dalë kjo shifër, nëse kihet parasysh ata shqiptarë  që kanë lindur jashtë por që kurrë nuk janë regjistruar.  Sigurisht që këtë Majko duhet ta dijë.

Thua do të ishte e tepërt që të presupozonim që Ministri i Shtetit për Diasporën të kishte një listë të shqiptarëve model, (kujtojmë pandeminë sa shumë mjekë dolën nëpër media anë e mbanë globit që mbase nuk kanë foto me Majkon), apo që askush nga Tirana zyrtare nuk ishte në dijeni për ta, ashtu siç janë me mijëra e mijëra në çdo fushë të jetës, që janë kthyer në ambasadorë të shkëlqyer të vlerave shqiptare?

As për këta nuk kemi një listë, që nuk besohet se ka pasuri më të madhe për një komb sesa këta, e nuk do të kishte qenë aq keq që ministri të fillonte nga këta.

Trumbetimi i suksesit të reformës në drejtësi sikur shformësohet, nëse kihet parasysh se askush nga juristët e diasporës nuk u qas në këtë super-reformë.

Mbase Majkos nuk mund t’i kërkojmë pse-në, por ka një pajtueshmëri të madhe, që nuk do të kishte qenë aq keq, sikur këta juristë të bëheshin pjesë e sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Po si ka mundësi që nuk u mor asnjë…apo nuk u tentua që të merrej asnjë, as edhe një…

Ndërkohë që në Shqipëri vazhdonte debati për gjyqtarët e shkarkuar,  Klentiana Mahmutaj u zgjedh nga UN (Kombet e Bashkuara) si eksperte e pavarur për të drejtat e njeriut. Ashtu siç krejt natyrshëm mund të pyesnim se pse Dr.Rudina Jasini, eksperte e të drejtës ndërkombëtare, të mos ishte pjesë e reformës në drejtësi?  Këto dy modele janë vetëm nga Britania, ndonëse numri i juristëve të këtushëm shqiptarë është mbi 50.

Toni i zërit të ministrit Majko mbase duhet të ishte më i fortë,  që diaspora të ishte pjesë, qoftë edhe e kësaj sfide.

Thua do të ishte e tepërt që Ministrit Majko t’i kërkohej llogari për shërbimet  nëpër ambasada me personelin e kufizuar dhe radhët e gjata, jo vetëm gjatë COVID-19 (pa përfshirë skandalet e herë pas hershme).

Nuk kemi dëgjuar të flitet për këto, “gjëra” krejtësisht të papërfillshme për politikën ditore në Shqipëri.

Në fakt ka qenë një shqetësim i thekshëm për secilin emigrant, dhe vazhdon të mos gjejë zgjidhje e madje nuk ka “ton zëri” që e mbulon.

Aeroporti i Rinasit me çmimet më të larta në rajon dhe më gjerë.

E kemi dëgjuar Majkon të flasë?! Edhe sot e kësaj dite vazhdon të mbetet i gjithëpranuar ky fakt dhe heshtet.

Po sikur Ministri për diasporën të niste punën e tij për thithjen e investimeve të diasporës?

A ka ndonjë listë të bizneseve shqiptare në botë? A ka ndonjë politikë shtetërore që u përkujdes për këtë kategori?

Cili model është ndjekur?

Mbase shumëkush mund të rikthehet tek shumë e shumë premtime që nga samitet e  deri tek fushatat elektorale.  E gjithsesi duhet akoma të presim për të mësuar nëse do të votojë apo si do të votojë diaspora.

Mbase Majko do të kujtohet si ministri buzëqeshës, që nuk mund të zvetnojë kurrësesi llogaridhënien e zyrtarit që mban postin e Ministrit për Diasporën.

Post Views: 205
Previous Post

Indiani beson se maska e florinjtë $4,000 e mbron plotësisht nga Covid-19

Next Post

Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Bolton: Shkëmbimi territorial nuk ishte ide e imja, e kërkuan liderët e Kosovës dhe Serbisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.