Të paktën 50 eurodeputetë kanë parë t`u grabiten kompjuterët, tabletet dhe sende të tjera nga zyrat e tyre në Parlamentin Europian gjatë kohës ishin larg Brukselit për shkak të mbylljes prej koronavirusit. Pjesa dërrmuese e vjedhjeve duket se ka ndodhur kryesisht gjatë kohës kur ndërtesa ishte praktikisht e zbrazët, dhe hajdutët kanë lëvizur e kanë kontrolluar nëpër dollapët e eurodeputetëve për të marrë sende të vlefshme. Deputeti gjerman Nico Semsrott, të cilit i janë vjedhur dy laptopë të vjedhur, tha se ndihet i zhgënjyer nga mungesa e përgjigjes nga DG SAFE e Parlamentit Evropian, zyra që merret me sigurinë. “Ky është një skandal i madh por nuk e di pse të gjithë po e mbyllin gojën,“Ne jemi shumë të sigurt hajdutët kanë rrëmuar nëpër gjërat tonë, sepse cdo gjë dukej mjaft e çrregullt,” tha Semsrott , duke shtuar se ka pasur raporte se janë grabitur zyrat e “ 40 deri në 100 eurodeputetëve”. Semsrott i paralajmëroi kolegët për vjedhjet përmes një emaili të hënën dhe postoi një video në YouTube ku tregohej se si hajdutët detyroheshin të hapnin sirtarin e një tryeze përpara se të përdornin një çelës brenda për të hapur një dollap të sigurtë ku kishte kompjutera.
Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…
Zenel Kuçana Gjithçka ishte gati.Me përkujdesjen më të madhe u ishte dhënë dora e fundit edhe detajeve më të vogla....



















