• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Shyqyri Çaushaj: “Ndiq ëndrrën dhe lufto për ta arritur atë!”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 7 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Shyqyri Çaushaj: “Ndiq ëndrrën dhe lufto për ta arritur atë!”

09/09/2019
in Udhetimi im

Aktori dhe regjisori shqiptar, Shyqyri Çaushaj, bir i një artisti popullor në Shqipëri, prej vitesh emigrnat në Turqi, ia ka arritur t’ia dalë mbanë me pasionin, ëndrrën dhe talentin e tij. Ai tashmë ka hapur teatrin e tij privat në Turqi, që quhet “Tiyatro Teras” dhe që me shumë sakrifikica mundohet ta mbajë gjallë. “Tiyatro Teras” jo vetëm si teatër, por edhe si shkollë private e aktrimit, arteve dramatike, ku japin mësim shumë profesorë nga Turqia dhe Perëndimi, ka shërbyer edhe si vatër atdhedashurie për shqiptarë të tjerë. Çaushaj nuk e ka harruar Atdherun, mundohet të jetë objektiv dhe i lumtur në zgjedhjet që ka bërë. Kur vjen puna te mesazhi, Çaushaj ka vetëm nëj porosi: “ Ndiq ëndrrën! Çdo gjë fillon duke ëndërruar pastaj është luftë për ta arritur atë!”

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë te mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Vendimi ka qenë spontan. Por kultivimi im erdhi që në fëmijëri prej babait tim, Dule Malindi, i cili më futi në botën e muzikës, që në moshën 6-vjeçare e më pas kjo u bashkëshoqërua me boten e teatrit, operës dhe kinemasë.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/personal?

Momenti që jam takuar me profesorin gjeorgjian, Zurab Sikharulidze, në studimet master në Turqi, ishte fillimi i një udhëtimi të vërtetë profesional dhe të thellë mbi teatrin.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Nuk mendoj se ka ndonjë çelës për suksesin, suksese të tilla mendoj se janë si tullumbace që fryhen shpejt e më pas çahen. Suksesi, për mua, është procesi i të pasurit motiv për të provuar serish pas çdo dështimi.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Jeta është sfidë në çdo moment të saj mendoj, një nga më të vështirat është të qenurit larg familjes.

Na ndodh shpesh të kthejmë vështrimin pas dhe të pyesim veten, si do ishte jeta jonë nëse do të bënim zgjedhje të tjera/të ndryshme. Si ju rezulton bilanci me vendimet tuaja?

Ne na takon të jetojmë mbi bazën e rezultateve e vendimeve që marrim në jetë. Kjo është ajo çka meritojmë në thelb. Jam i lumtur për çdo vendim që kam marrë dhe nuk e mendoj se si do të ishte nëse do kisha bërë zgjedhje të ndryshme, sepse kudo që të jem, çfarë do që të bëj, ajo që nuk do ndryshonte është qëllimi, pra përmbajtja do të ishte e njëjtë kudo, do ndryshonte vetëm forma, e cila, për mendimin tim, nuk vlen për t’u balancuar.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset?

Mendoj se arritja më triumfuese është realizimi i ëndrrës se krijimit te teatrit dhe, mbi të gjithë më e vështira akoma, është ta mbaj gjallë atë.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme, të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe”?

Fjala “atdhe” me çon tek ndjesia e shtëpisë, shtëpia është aty ku unë jam i lumtur.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm?

Geni shqiptar, mendoj se është luftarak, kërkues dhe këmbëngulës. Këto cilësi, ndoshta, do kenë luajtur ndonjë rol në udhëtimin tim profesional, cilësi te cilat janë të vlefshme në çdo profesion.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Me fjalën “emigrant” më kujton me shumë novelën e Albert Kamysë, “I huaji”, se sa emigrantët e Slawomir Mrozekut. Kjo, ndoshta, prej arsyes se universalitetit të ndjesisë i të qenurit i huaj, ndonjëherë qofte edhe në atdheun tënd.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Nuk e di. Ndoshta respekti i njerëzve ndaj njeri – tjetrit, jo prej arsyes nga janë, por çfarë bëjnë ata.

Çfarë duhej të ishte ndryshe në mëmëdhe?

Shume gjëra e asgjë njëkohësisht. Ne mendojmë se diku larg nesh është gjithmonë më mirë se sa vendi ku jemi, siç thotë Nazım Hikmet. Liqeni më i bukur është ai qe nuk e kemi parë akoma.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare?

Nuk besoj se ka ndonjë demokraci të tillë në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër të botes, ku vihen re apo dëgjohen kërkesat e qytetarit. Nuk kam vënë faje asnjëherë tek qeveritarët, por tek populli që ka votuar e lejuar çdo gjë që vendosin ata.

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen?

Të vazhdoje të bëj teatër me trupën qe jam në proces të krijim e zhvillimit. Ndoshta një plan për të ardhmen është të xhiroj filmin tim të parë artistik, si regjisor, në fushën e kinemasë indipendente.

“The Albanian” tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do te ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Ndiq ëndrrën! Çdo gjë fillon duke ëndërruar pastaj është luftë për ta arritur. Por mos u bëni aq naivë sa të mendoni se lufta është si pjesa e ëndërrimit. Nuk do jetë e lehtë, por nuk do jetë as e pamundur.

Petrit KuçanaThe Albanian

Post Views: 230
Tags: Shyqyri Çaushaj
Previous Post

“Udhëtimi im” – Alfred Milot Mirashi: “Duhen njerëz me ideale të bëjnë diçka për atdheun dhe diaspora i ka!”

Next Post

“Udhëtimi im” – Endrit Shabani, një shqiptar i zakonshëm në Oxford

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Endrit Shabani, një shqiptar i zakonshëm në Oxford

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.