• Latest
  • Trending
  • All

“Udhëtimi im” – Alfred Milot Mirashi: “Duhen njerëz me ideale të bëjnë diçka për atdheun dhe diaspora i ka!”

09/09/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 30 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Udhetimi im

“Udhëtimi im” – Alfred Milot Mirashi: “Duhen njerëz me ideale të bëjnë diçka për atdheun dhe diaspora i ka!”

09/09/2019
in Udhetimi im

Alfred Mirashi zbarkoi në Brindisi më 6 mars 1991, mes turmës së shqiptarëve emigrantë, të vuajtur e të pashpresë. Lindur në Milot në një familje kulakësh e si pasojë e politikës së atyre viteve,  Alfredi nuk mund të vazhdonte shkollën e lartë. Por ai kishte talent, pasion, një ëndërr dhe nuk u dorëzua. Me sakrifica prindërit e dërguan në shkollën e mesme artistike në Durrës nga ku në mesin i mijërave njerëzve të dëshpëruar, u nis drejt Italisë. Më pas shumë punë, shumë sakrifica por përsëri pasioni nuk e la të dorëzohet. Ai sot është një nga artistët më të njohur e më të vlerësuar me çmime në Itali e tashmë fama e tij është ndërkombëtare dhe ka ekspozuar në shumë galeri të botës. Alfred Milot Mirashi mban emër arti atë të qytetit nga vjen, me krenarinë se e ka nderuar vendin e tij, traditat dhe familjen e madhe që sakrifikoi për të. Vjen në një rrëfim ekskluziv artisti i nderuar me “Medaljen e Artë” në Londër dhe me çmim të parë në Romë.

Profesioni është ai që na bashkëshoqëron gjithë jetën. Ju këtë zgjedhje e keni bërë të mirëllogaritur apo ju ka ardhur spontanisht, si një vokacion i brendshëm?

Lajme teNjejta

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

09/06/2020

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

22/05/2020

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

22/05/2020

Profesioni në boten kapitaliste arrihet me plot sakrifica dhe me shumë këmbëngulje. Ndoshta ka të bëjë shumë në çfarë ambienti  jeton e ku mbaron studimet dhe çfarë kërkon në jetë.

Të arrish të bëhesh artist i afirmuar në Itali, me profesionin tim, aty ky kanë lindur gjinitë e Artit Botëror, duket sikur kjo lloj harmonie të bën të zgjohen brenda idetë dhe krijimi artistik, pastaj ato  vijnë në mënyrë spontane në jetën e përditshme.

Cilat kanë qenë momentet që kanë shënjuar udhëtimin tuaj profesional/ personal?

Shumë momente në jetë të ndihmojnë për të arritur ëndrrat e tua, aty ku duam të arrijmë, por mendoj qe momenti më shpërthyes për mua, ka qenë në mars te vitit 1991, largimin i shumë  bashke atdhetarëve nga atdheu. Më kujtohen ato pamje biblike, se si një rini e fortë po i largohej një populli. Këtë lloj tragjedie vetëm komunistët barbarë shqiptarë e  krijuan.

Shpesh thuhet që nuk ka një çelës të unifikuar suksesi për të hapur çdo derë, po ju a e keni pasur një të tillë për të hapur rrugën tuaj drejt suksesit?

Fjala “Çelës” sikur më karakterizon në jetën time të përditshme, sepse këtë element e përdor në veprat e mia, jo vetëm në pikturë, por edhe në skulpturë.

Mbas shumë vitesh, duke kërkuar stilin tim, ose më mirë diçka personale për t’u identifikuar në kërkesën time artistike, e kam gjetur te çelësi magjik,  një objekt që përdoret në çdo skaj të botës, por forma që i kam dhënë skulpturës ku çelësi ka formën e shtrembëruar që nuk përdoret më, që çdo portë është e hapur për të gjithë për të realizuar ëndrrat tona.

Nuk rritemi kur i kemi gjërat e lehta, por kur përballemi me sfida. Cilat sfida do i përcaktoje si më të vështirat në jetën tuaj?

Ndoshta për gjeneratën tonë, kemi pasur shumë sakrifica në jetë, dëshira për të mbaruar studimet e larta në Akademinë e Arteve të bukura të Brera të Milanos dhe pastaj në Angli, me programin Erasmus, të bëra të gjitha me forcat e mia. Por sfidat në jetën e përditshme nuk mbarojnë kurrë, sidomos kur mendon të arrish diçka ne rrallë, siç është fusha e artit modern. Nuk duhen harruar, nga ana tjetër  sepse dhe jeta e përditshme familjare, është një sfidë jo e lehtë.

Kur ke shumë kërkesa në jetë, ndoshta s’kemi kohë të mendojnë e të pyesim veten, sepse pothuajse, çdo ditë lind një projekt i ri, duhet vetëm shikim pozitiv për të ecur përpara. Vendimet mund të jenë dhe të diskutueshme, por gjërat e arritura me djersë, të japim më shumë kurajë për të ecur përpara.

Nëse arritja më e madhe e njeriut është që vazhdimisht të tejkalojë veten, cilat arritje tuaja përtej vetes do të cilësonit si më triumfueset? 

Për mua dhe familjen time, arritja më e madhe është që ia kam dalë të jetoj me art në Itali, gjë që nuk është e lehtë. Kjo është ëndrra e të gjithë artisteve, që të fitojnë nëpër botë si artist i afirmuar, ku në vendin tim të lindjes nuk mund të bëja universitetin, sepse familja ime ishte familje kulakësh. Ndërsa sot, përveç që bëj ekspozita kudo në botë, më kanë emëruar profesor në Univeristetin Arte&Design në Jinan, Shandong, në Kinë.

Një ndër veprat e mia më të realizuara, që i ka dhënë një mesazh të madh botës bashkëkohore është skulptura monumentale që kam realizuar në jug të Italisë, “Çelësi i Cervinares” që ndodhet afër Beneventos.

Çfarë evokimesh të djeshme e përjetimesh të sotme,  të krijon tingëllimi i fjalës “Atdhe” ?

Këtë fjalë unë e mbaj me veten time, kudo që shkoj nëpër vende të ndryshme për të ekspozuar, sepse prezantohem me emrin e artit Milot, qytetin tim të vogël, i cili ndodhet në rrethin e Kurbinit, aty ku kam lindur dhe kam kaluar adoleshencën time.

Çfarë cilësie mendoni se ka qenë më e mira, trashëgimi e atdheut tuaj, e cila ju ka ndihmuar të integroheni e të jeni i suksesshëm? 

Edukimi familjar, mund të jenë cilësitë më të mira të jetës, që janë mësimet e para për të ardhmen tonë, por dhe këmbëngulja për të arritur diçka ne jete.

Përsa i përket integrimit, mendoj se e kemi leksion edhe nga vendi ynë, se sa bukur kemi jetuar ndër shekuj në harmoni fetare. Kombi ynë është i veçantë në bashkëjetesën e çdo lloj forme besimi fetar.

Çfarë do të thotë “emigrant”, bazuar në ekperiencën tuaj personale dhe a keni vuajtur ndonjë pasojë të këtij “statusi” në fillimet apo aktualitetin tuaj?

Fillimi, besoj, ka qenë shumë i vështirë për të gjithë bashkatdhetarët tanë në Itali, si për çdo emigrant në botë. Por emigrimi është një formë zhvillimi, integrimi dhe nuk duhen menduar si pengesë por si zhvillim, për të realizuar ëndrrat. Sot nuk duhet ta mendojmë këto paragjykime.

Si mendoni që mund të përmirësohet bashkëpunimi ndërshqiptar?

Kjo formë e bashkëpunimit arrihet vetëm atëherë kur shqiptarët të kulturohen me dëshirën që të jenë të thjeshtë dhe ta duan njëri-tjetrin, të largojnë arrogancën që pothuajse mbizotëron shumë tek ne.

Nuk duhet të ndihemi superiorë karshi të tjerëve dhe gjëja më kryesore është t’i lejmë bindjet politike mënjanë dhe të mendojmë si qytetarë të lirë europianë.

Politika tek ne është një problem shumë i madh, sepse ata janë të gjithë të korruptuar. Mendoj se ka ardhur koha që shqiptaret, kudo që ndodhen, duhet ta largojnë maskën e indiferencës.

Ne, në radhë të parë, duhet të kemi të drejtën të votojmë dhe, besoj, se me votën tonë mund të zgjidhen dhe njerëz të ndershëm dhe intelektualë që jetojnë edhe jashtë Shqipërisë. Duhen njerëz me ideale të bëjnë diçka serioze për atdheun, duhet te zgjohemi.

A mendoni se është e duhura qasja që qeveria/qeveritë shqiptare kanë ndërmarrë ndaj diasporës dhe çfarë do të kërkonit konkretisht nga qeveria/qeveritë shqiptare? 

Shumë gjëra. Besoj se duhet të shkruaj një roman se çfarë duhet ndryshuar. Jo për t’u ankuar por, gjëja më kryesore do ishte te zhdukej forma e korrupsionit. Tjetra është ajo më barbare, kur dëgjon familje të ngujuara për vrasje qe vijnë nga forma e kanunit. Tmerr, në gjithë këto vite, asnjë force politike nuk ka bërë asgjë! Një shtet pa ligje, rrumpallë!

Ndërkohë që jeni të zënë duke bërë plane, ndryshimi mbetet konstantja e pandalshme e kohës. Cilat janë tuajat për të ardhmen? 

Kam shumë projekte që mendoj t’i realizoj brenda pak vitesh. Kam gati 3 vite që jam emëruar profesor në Universitetin e Jinanit në Kinë, ku jam ambientuar me një realitet krejt ndryshe nga Europa. Kina ka një zhvillim të paparë, kudo, në ekonomi, por sidomos ajo investon në artin bashkëkohor.

Në muajin qershor, bashkë me artistin kinez, me famë botërore, Liu Ruowang, do të çelim një ekspozitë në Museun e Skulpturës në Beijing.

Edhe në Firence, mendoj, që brenda pak kohësh të realizoj një skulpturë monumentale. Këtë vepër kam dëshirë ta realizoj bashkë me komunitetin shqiptar që jeton në Firence.

“The Albanian”  tanimë ka mbi 1 milion ndjekës online. Cili do të ishte mesazhi juaj si motivim (mosdorëzim)?

Jemi një komb me energji të pakontrolluara. Sot kemi shqiptarë të aftë në çdo fushë, në art, në muzikë, shkencë, sport, letërsi e kudo.

Duhet të komunikojmë me dinjitet me njëri-tjetrin, sepse kështu i tregojmë botës e vetvetes, që jemi qytetarë që vijmë nga një vend i vogël dhe me shumë histori, që me dëshirë dhe vullnet të madh mund t’i realizojmë ëndrrat tona.

“The Albanian”

Post Views: 134
Tags: Alfred Milot Mirashi
Previous Post

“Udhëtimi im” – Teuta Metra: “Diaspora, një forcë e madhe, një ambasadore që ndërton ura me vendet pritëse”

Next Post

“Udhëtimi im” – Shyqyri Çaushaj: “Ndiq ëndrrën dhe lufto për ta arritur atë!”

Related Posts

“Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

by TheAlbanian.co.uk
09/06/2020
0

Kur ballafaqohej me racizmin grek ndërsa ishte student, mbase nuk e kishte menduar që një ditë do të ishte profesor...

“Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Nëse dëshiron të dish diçka nga marrëdhëniet shqiptaro-britanike Daut Dauti mbetet jo thjesht adresë, por një enciklopedi ku faqet vazhdojnë...

“Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

by TheAlbanian.co.uk
22/05/2020
0

Ka një sintoni kaq të pashkëputshme mes saj dhe diasporës, saqë duket se nuk rezonojnë kurrsesi pa njëra tjetrën.  Pavarësisht...

“Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

by TheAlbanian.co.uk
12/04/2020
0

Kur gjendej në auditoret e fakultetit juridik në Tiranë, mbase kurrë nuk e ka menduar se një ditë do të...

Next Post

“Udhëtimi im” – Shyqyri Çaushaj: “Ndiq ëndrrën dhe lufto për ta arritur atë!”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.