Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, është shprehur se Serbia nuk është në anën e errët të historisë, përderisa është nisur drejt BE-së. Përsa i përket dialogut Prishtinë-Beograd, Fabrici është shprehur se qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se ata kërkojnë të arrihet një marrëveshje e përhershme, ligjërisht në pajtim me standardet e BE-së dhe ato ndërkombëtare.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, ne nuk mund të komentojmë mbi përcaktimin e kufijve apo ndonjë tjetër përmbajtje të marrëveshjes e cila do të arrihet”, ka thënë Fabrici.
Në lidhje me taksën, e cila është vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar, Fabrici ka thënë se kjo është një temë e veçantë dhe se BE vazhdon t’i kërkojë Prishtinës që ta heqë.
***
Qëndrimi për dialogun është i pandryshueshëm
Kreu i delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrici ka thëne se vendet e Ballkanit duhet të lëvizin në të njëjtin drejtim dhe të ndajnë të njëjtat vlera në rrugën drejt BE-së.
Por në një video të publikuar së fundi e ku Fabrici fliste për rrugën e Serbisë drejt BE-së, komentoi edhe çështjen e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ai tha se sa i përket dialogut në mes dy vendeve qëndrimi i BE-së është i pandryshuar dhe se ata duhet arritur një marrëveshje e përhershme, ligjërisht e detyrueshme në pajtim me ligjin dhe standardet e BE-së, përcjell Indeksonline.
Ai theksoi se nuk dëshiron të komentojë mbi një ide të mundshme siç është përmendur “ndryshimi kufitar”.
“Beogradi dhe Prishtina duhet të bien dakord për diçka që është e qëndrueshme dhe realiste, kështu që ne nuk komentojmë mbi këtë ide (rreth përcaktimit) apo ndonjë tjetër në lidhje me përmbajtjen e marrëveshjes që do të arrihet”, tha Fabrici.

















