• Latest
  • Trending
  • All

Frika u vra njëherë e mirë

18/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 19 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

Frika u vra njëherë e mirë

18/02/2019
in Diaspora, Opinion

Nga Eden BABANI, Bruksel

Frika u vra. Ajo u vra përfundimisht, duke marrë me vete edhe kërpudhën e famshme “vepër arti”, e cila deri dje simbolizonte startin e grabitjes së miliona eurove nga xhepat e shqiptarëve në dobi të disa hajdutëve të lidhur me Edi Ramën qysh atëherë kur kryesonte Bashkinë e Tiranës. Duhej vrarë “vepra” ndjellakeqe njësh me frikën. Nuk mund të mbijetonte kurrsesi njëra, pa tjetrën, siç nuk mund të jetojnë dy binjakë Siamezë të ngjitur për organesh jetëdhënëse. Njëra do të merrte me vete edhe tjetrën. Do ta merrte se s’bën, që të shpërthente befasisht Kryeministri “artist” dhe ta shqyente maskën me duart e veta: “Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria, këta s’janë shqiptarët”.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Shqip, kësaj i thonë fshati le të digjej, ata të dy të kriheshin. Njëri të krihej në Vlorë, i strukur si në vrimën e miut. Tjetri një zot e di se ku. Në vendlindje, Belgjikë? Në Gjermani, si gjerman me kombësi gjermane? Apo në Suedi? Mos qoftë e thënës të binte në nivelin e atij “nomadit shqiptar” thonjpaprerë të njëherë-e-një-kohe poshtë urave të lumit Sena, i cili kollofiste makarona si i babëzitur.

A ka konsideratë më fyese sesa kjo, e bërë nga një Kryeministër për mijëra qytetarë që ndoshta i kanë dhënë edhe votën?

Sipas përfytyrimit artistik të Kryeministrit tonë, Shqipëria na qenka fasada e shpërfytyruar e Selisë Qeveritare, – një ndër institucionet më të rëndësishme të vendit, – e ndriçuar me drita të fuqishme neoni si me qenë disko, ku vihen e hiqen lloj-lloj tablosh me figura të përçudnuara të artit abstrakt, ku buçet muzika e shitet droga mbi dorë e nën dorë, ku mund të shpërthejnë lirshëm gjithfarësoj orgjish ose krimesh. Kurse shqiptarët, sipas përfytyrimit të gjymtuar të të njëjtit Kryeministër, nuk janë ata që tronditën themelet e shtetit të tij arrogant, por skuthat me maska nëpër tarraca, që lëshuan gazra helmuese, urdhëruar jo nga Ali-Kimiku i Sadamit, por nga krerët e policisë së shtetit shqiptar. 

Shqiptarët që vuajnë për bukën e gojës, nuk ia kanë ngenë ende të merren me luksin e të përdalave, që lahen e shpëlahen, lyhen e përlyhen e pastaj krihen e pispillosen që të dalin e të shesin kohë e pa kohë hiret e tyre. Jo! Ata janë tepër të papërgatitur që të shijojmë “kërpudha artistike”, teksa u mungon buka e gojës.

* * *

Frika u vra përfundimisht. Atë e vranë dhjetëra-mijëra qytetarë, si askurrë gjatë këtyre tri dekadave të fundit. E vranë qetësisht, duke shpalosur në Kryeqytet zemërimin e tejskajshëm që buron orë e çast cep më cep Shqipërisë. E shfrynë me duf helmin e mbledhur pikë e nga një pikë në gjakun e tyre, por brena caqeve të qytetarisë, duke përfaqësuar me dinjitet edhe shumë prej nesh që jetojmë larg vendlindjes, në kushtet e privimeve që na ndikon çdo ditë emigracioni.

Njësh me vrasjen e frikës, them se u vra njëherë e mirë edhe besimi idiot – do të thosha – ndaj këshillave që na adresohen pa kursim neve, shqiptarëve, nga nivele të ndryshme të botës diplomatike.

Ndonëse kodi i mikpritjes ua kufizon politikanëve tanë mundësinë e përgjigjes, nuk ka përse ne, qytetarët e lirë, ta marrim çdo “këshillë” të tyre sikur Zoti ta kishte thënë me gojën e vet. Në fund të fundit, ata janë të detyruar të përkujdesen më shumë për paanësi sesa për anësi ndaj njërës palë, shumicës qeverisëse ose pakicës opozitare, edhe nëse situata politike është në përmbysje e sipër. Kësisoj, jo rrallë ata bien në kundërshtim me vetveten, sikundër ndodhi dje me diplomatin që përfaqëson vendin ku “jelekverdhët” po i punojnë qindin pronës private e asaj publike, teksa përplasjet inatçore deri në gjakderdhje polici-jelekverdhë po zënë çdo të shtunë ekranet dhe faqet e mediave më të njohura të botës. E njëjta ndodhi edhe me atë diplomatin tjetër që, ndonëse jo përfaqësues i vendit të vet, duket se pati zënë sy e veshë njëherësh dhe as pa, as dëgjoi se çfarë bënë javën e shkuar barinjtë sardë, (Sardenja, regjion autonom i Italisë, vendit të origjinës së diplomatit në fjalë) me qumështin e importit, vetëm e vetëm për të rritur disa qindarka litrin e qumështit që ata prodhojnë.

S’do mend, ai që s’e ka të keqen në trupin e vet, nuk ka sesi të ndjejë të keqen e tjetrit, edhe se ai tjetri zvarritet këmbadoras.

* * *

Protesta e djeshme, bashkë me frikën vrau njëherë e mirë edhe mitin e dalëboje për “policinë që duam”. Ajo bindi gjithkënd se dhunën e provokoi policia dhe jo protestuesit.

A nuk është kjo një ndër arritjet më domethënëse të protestës?

U irritua vërtet një grusht protestuesish nga masa e madhe dhjetëra e dhjetëra-mijëshe që mbushte Bulevardin Dëshmorët e Kombit nga Sheshi Skënderbe, deri te Presidenca e te Universiteti Politeknik. Por edhe ata njëqind a dyqind protestues të irrituar reaguan brenda kufijve të qytetarisë.

Kjo, pra – qytetaria – ishte bash “fuqia nukleare” së cilës iu referua simbolikisht dhe me aq finesë politike Dr. Berisha. Në rast të kundërt, “shpërthimi nuklear”, ashtu siç po e shohin me syzet e tyre dhe siç po e komentojnë herë me dashje, herë hidh gurin e fshih dorën disa analistë e gazetarë që përpiqen të gjejnë dhjetë e kusur arsye “dështimi” të protestës, do të kishte pasur efektet katastrofike të Hiroshimës ose të Nagasakit.

Nuk ma merr mendja se katastrofa të tilla i vlejnë kujt. Nuk do ta do ta dëshironte atë lloj katastrofe asnjë gjallesë në botë, jo një shqiptar i përkushtuar vendit e demokracisë. Sigurisht, nuk do ta dëshironin edhe ata, gazetarët e analistët që përpiqen shpresëhumbur të peshkojnë ujërave të zeza arsyen e mosarsyes.

Post Views: 99
Tags: frika
Previous Post

Serbët djegin flamurin e Kosovës në mes të Nju Jorkut, shqiptarët u marrin hakun

Next Post

Diaspora si mbushëse sallash

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Diaspora si mbushëse sallash

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.