• Latest
  • Trending
  • All

“Shqiptarët me kafka të rrafshëta”: Klishetë antishqiptare të revistës zvicerane

12/02/2019

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 22 April, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Diaspora

“Shqiptarët me kafka të rrafshëta”: Klishetë antishqiptare të revistës zvicerane

12/02/2019
in Diaspora, Edukimi, Opinion

NGA ENVER ROBELLI 

Revista «Weltwoche» e Zürichut në numrin më të ri ka botuar të enjten një tekst për një këngëtare repi të quajtur Loredana, e cila është me origjinë shqiptare. Pra, shqiptare zvicerane. Ajo qenkësh rritur në Zvicër, më saktë në Emmenbrücke afër Luzernit. Loredana përshkruhet si reperja më e suksesshme që këndon në gjermanisht. Me një milion ndjekës në mediat sociale. Katër këngët e saj kanë gjeneruar 76 milionë «streams». Por, Loredana (Zefi) në këtë tekst shërben vetëm si kukull, të cilën autori e stolis me të gjitha paragjykimet, klishetë, stereotipat që qarkullojnë kundër shqiptarëve në ambientet e errëta të shoqërisë zvicerane.

Lajme teNjejta

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

07/11/2022

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

18/11/2021

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

12/11/2021

Teksti i «Weltwoche», mes tjerash, vlon nga vokabulari vjellës, përbuzës, ksenofob. Ky vokabular kulmon në formulimin: «Shqiptarët në botën e jashtme nuk e kanë lehtë, sepse përherë maten me ata pjesëtarët e përhershëm të shtresës së ulët, që udhëtojnë pesë veta tok me Mercedesë të zinj, kanë kafka të rrafështa në pjesën e pasme dhe thonë fjali, të cilat janë aq të thjeshta sa kokat e tyre tullace. Ata mendojnë se janë njerëzit më cool në botë, se vajzat i presin vetëm ata dhe se një thikë thotë më shumë se një mijë fjalë».

U mbetet juristëve të specializuar në çështje mediale nëse një formulim i tillë është shkelje apo jo e ligjit kundër racizmit, por gjithsesi kjo gjuhë e «Weltwoche» tregon për një aversion primitiv kundër komunitetit shqiptar. Ky aversion është parë edhe pas ndeshjes së futbollit mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad vitin e kaluar, gjatë Kampionatit Botëror të Futbollit. Futbollistët shqiptarë janë reduktuar në mercenarë nga Ballkani, që nuk identifikohen me Zvicrën dhe bëjnë politikë ballkanike në fushën e blertë, duke bërë gjestin me shqiponjë.

Teksti mbi reperen Loredana dhe partnerin e saj Gramoz Aliu, i cili është i njohur me emrin artistik Mozzik, është shembull i gazetarisë nëntokësore. Autori shkruan se kur Gramoz Aliu jetonte në Ferizaj, ai «me gjasë» shihte ëndrrën e zakonshme të burrave shqiptarë, ku një Mercedes me një nuse epshore në karrigen pranë shoferit ecën nëpër botën e të pasurve, ndërsa «gepeku» është plot me para. Aq i shkathtë është autori, saqë di t’i lexojë edhe ëndrrat e burrave shqiptarë. Ose së paku ëndrrat e Gramoz Aliut. Në Ferizaj Gramozi mendoi se me muzikë mund të fitosh më shumë para se me drogë. Sepse ai, kjo është e qartë, që në moshën 15-vjeçare ka menduar të shesë drogë për t’iu afruar ëndrrave të tij. Nga teksti nuk është e qartë nëse gazetari ka folur me Gramoz Aliun dhe nëse ai vetë ka thënë se kur ka qenë më i ri ka ëndërruar të shesë drogë.

Komuniteti shqiptar në Zvicër dhe përfaqësitë diplomatike janë aq mirë të organizuara, saqë po të mos problematizohej ky shkrim i poshtër këtu, as që do ta vërente ndokush. Mund të merret me mend se çka do të bëhej në Zvicër po të thuhej: të gjithë hebrenjtë e kanë hundën e shtrembër, të gjithë hebrenjve u vjen era hudhër, të gjithë hebrenjtë janë të etur për para. Do të çohej në këmbë krejt Zvicra kundër këtij stereotipi antisemit. Shqiptarët heshtin! Ose kacafyten me njëri-tjetrin në Facebook! Ose mbajnë poza të krenarisë së rrejshme prej «intelektuali» e «poeti»!

Ndërkohë partia populliste SVP ka filluar t’u vardiset shqiptarëve para zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë. Deputetë të kësaj partie befas lavdërojnë shqiptarët dhe Kosovën, por komuniteti shqiptar në Zvicër duhet ta ketë të qartë edhe këtë: «Weltwoche» është praktiksht gazetë e SVP-së, pronari i saj dhe një gazetar janë madje deputetë të SVP-së në parlamentin konfederal./dialogplus.ch

Post Views: 122
Tags: shqiptaretZvicra
Previous Post

Zbulohet skenari amerikan: Kështu do të ndahet veriu i Kosovë

Next Post

Ruçi pret Ziadin Selën: Mbështetje për shqiptarët e Maqedonisë

Related Posts

Biznesmeni i afërt me Putinin pranon ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane 

by TheAlbanian.co.uk
07/11/2022
0

Biznesmeni me lidhje të ngushta me Kremlinin, Yevgeny Prigozhin, pranoi të hënën se ai kishte ndërhyrë në zgjedhjet amerikane dhe...

Kush do t’i birësojë institucionet e Diasporës?

by TheAlbanian.co.uk
18/11/2021
0

Petrit Kuçana Si peshku pa ujë kanë mbetur disa ngrehina institucionale që kanë për emërues të përbashkët fjalë diasporë. Kaq...

“Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën…”/ Del para gjykatës shqiptarja që plagosi grekun, familjarja: Të lumtë dora

by TheAlbanian.co.uk
12/11/2021
0

Greqi- Klodiana Çela shqiptarja që plagosi ditën e djeshme me armë zjarri mjekun grek Jorgo Neos ka dalë sot përpara gjykatës....

“Çunat e Londrës” nuk mund të shkojnë në Kukës

by TheAlbanian.co.uk
09/10/2021
0

Petrit Kuçana “Çunat e Londrës” mbetet zhargon përçudnues  që u servir më tepër si një “gjetje e detyruar” e kryeministrit...

Next Post

Ruçi pret Ziadin Selën: Mbështetje për shqiptarët e Maqedonisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.